Tema: Poezi Dashurie
I Uritur Për Ty!
I uritur,për ty qeshë,
Ti ishe prej mishi dhe gjaku,
Lidhja kurrë s'mora vesh,
Nga zemra vjen,a nga stomaku?
Dikush flet për dashuri,
Për shpirtra të bashkuar..
Ndjeja,si një qen i ri
Me dhëmbë të lëmuar!
Kur të jem një qen plak,
Ndonjë kockë kur të lëpi,
Aherë,për ty,do mendoj pak
Të them,a ishte dashuri!?
- Poezi nga Vaso Dushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Vaso Dushi
Komente 0