>
LETERSISHQIP

Një Tjetër!

Tjetër dorë të prek me mall,
Në gji të nxehtë t'u fërkua,
Ti i thua, të njëjtat fjalë
Ato, që më thoshe mua!

Njëlloj zemra të troket,
Po ato fjalët që thua,
Ndryshojne veç zëri, që të flet,
Dhe buzët që të thonë"të dua"!

Me djemtë veshi t'u mësua,
Dhe syri buzët di ti dallojë,
Ashtu siç të thotë ky "të dua"
Kurrë s'ta tha asnjë që shkoi!