Tema: Poezi Për Ndarje
Ndarja
Na erdhi dhe ora,
E dashur,e ndjej
Rrugën time mora
Ti tënden,andej!
Na erdhi dhe ndarja,
Kjo kafshë e pabesë
Si gjarpër dhe çarja
Na hyri në mes!
Ndarja në kafshim,
Dhëmbët më tregoi
U ngul në trupin tim
Një copë më largoi!
Na erdhi dhe ora,
Tik takun dëgjo!
Nga trupi të nxora
Të thashë:ik shko!
Ndarja dhëmb gërshërë
Kjo kafshë e pabesë
Ishim trup i tërë
Na ndau në mes!
- Poezi nga Vaso Dushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Vaso Dushi
Komente 0