Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Dashuri E Pafatë

Çpo më thua,duke shkuar:
'Është e shkurtër shumë jeta!'
-edhe sytë e zemëruar,
Hedh mbi mua si shigjeta!

-Larg po iki,zemër thyer
Shumë vite humba kot,
Rrugën po marr,e zhgënjyer
Po të lë,or mik,sot!

Sytë shpesh mbushen me lotë,
Jetë e tërë është zhgënjim!
E di,or mik,s'është faji jot
Kështu qe shkruar fati im!

Lamtumirë o miku im!
Një tjetër jetë do filloj,
Fillimi zbardh si një agim,
I hidhur fundi është njëlloj!

Kujto vitet që më pate,
Dhe me gaz çomë nëpër mënd,
Turp mos t'vijë,që dot s'më mbajte
Me fatin të hahet,a njeh kërrkënd?

- poezi nga Vaso Dushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet