>
LETERSISHQIP

Gjethet Bien...

Gjethet bien, dhe qetësia
Mbi degët e zhveshura ra...
Mos u tremb, që shkoi rinia
Që si gjethe e verdhë të la!

Drurët zhvishen, te kap vetmia
Gjethet më s'fëshfërijnë...
Fluturoi aq shpejt rinia,
Por dashuri, prapë do vijnë!