>
LETERSISHQIP

Ashensori

Shtypa tetën, lart u ngjitëm.
Shtypa zeron, poshtë, silur.
Këto minuta në kabinë,
S’ doja të mbaronin kurrë.

Shtypa tetën, buzët ngjitur.
Shtypa zeron, tatëpjetë.
Doja dhjetën, kishim zbritur.
S’kish as dhjetë, as tetëmbëdhjetë.

Dy pëllëmbë kabina jonë.
Ne të dy, një trup, të ngjitur.
Ç’ishte tërë ky emocion?...
Në parajsë kishim mbërritur?...