Këngëtarja Vesa Luma ka shpërthyer me një status në rrjetin e saj social në Facebook revoltuar nga ajo se shumë miq të saj i kanë dërguar asaj ftesë për të dalë në protestë.
"Ju lutem miq te FB, mos vazhdoni te me shkruani mesazhe te ma bllokoni faqen, e te me tregoni se a duhet te bej thirrje per proteste apo jo..Une nuk e kam ndermend te dal,ndaj as nuk kam pse bej thirrje te tilla! Ju falenderoj per mirekuptim dhe ju uroj nje vite te shendetshem e me fat!" - ka shkruar Vesa.