>
BIOSHQIP
Biografia
Edhe pse ende në moshë të njomë, Vjendita dhe Ejona Stojkaj po e begatojnë biografinë e tyre për çdo ditë.

Vjendita dhe Ejona janë të lindura në Gjenevë të Zvicrës, para 10, respektivisht 9 vjetësh, kurse origjinën e kanë nga një fshat piktoresk të rrafshit të Dukagjinit të quajtur Lloqan, në komunën e Deçanit. Studiojne në Gjenevë, në gjuhën frënge. Por, ato nuk kënaqen vetëm me mësimin e rregullt, por vijojnë edhe një varg të gjatë aktivitetesh: mësimin plotësues në shkollën shqipe pranë Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar për kantonin e Gjenevës www.lapshgjeneve.ch; kursin e vallëzimit me ansamblin “Gezuar” të koreografit të njohur Xhemali Berisha; kursin e këndimit në gjuhën frënge; kursin e pianos dhe solfegjos sikurse edhe ushtrojnë basketboll.

Për këto rezultate, ato pikë së pari duhet t’i falënderojnë prindërit e vet, të cilët gjithnjë i kanë përkrahur, si financiarisht ashtu edhe moralisht. Por, gjithashtu nuk duhet harruar pedagogen dhe këngëtaren e njohur Mimoza Nazarko e cila e para zbuloj talentin e tyre dhe i përkrahi në çdo hap të tyre, sikurse edhe kompozitorët Sokol Marsi, Astrit Pallaska, Yllka Kuqi, Butrint Bicuurri, Musa Stojkaj, Feim Ferati dhe Afrim Mulaj.

Me muzikë merren nga mosha 5 vjeçare dhe me plot gojë mund të thuhet se kanë shënuar arritje të konsiderueshme nëpër festivale të ndryshme nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, siç janë: çmimi “Fluturza” në Festivalin “Diaspora fest 2005” në Tiranë; vendi i dytë në Festivalin tradicional për fëmijë Gjakovë 2006; çmimi për interpretim më të mirë dhe vendi tretë në festivalin tradicional për fëmijë Ylberi 2007 – Shkup dhe çmimi për orkestrim më të mirë në festivalin Polifest 2007 - Mbrëmje për fëmijë - Prishtinë.

Në Dhjetor 2006, Vjendita & Ejona Stojkaj marrin pjesë në Ylberi 2006 me këngën "Kosova Ime".

Në Dhjetor 2006, Vjendita & Ejona Stojkaj marrin pjesë në Ylberi 2006 me këngën "S'e Di".

Në Dhjetor 2007, Vjendita & Ejona Stojkaj marrin pjesë në Ylberi 2007 me këngën "Kopshti Ynë".

Më datë 15 Shtator 2008, Vjendita & Ejona Stojkaj publikojnë videoklipin "Kosova Ime".

Më datë 15 Shtator 2008, Vjendita & Ejona Stojkaj publikojnë videoklipin "Kopshti Ynë".

Më datë 15 Shtator 2008, Vjendita & Ejona Stojkaj publikojnë videoklipin "Gjyshja Jone".

Më datë 15 Shtator 2008, Vjendita & Ejona Stojkaj publikojnë videoklipin "Moter M'ke Moter T'kam".

Më datë 21 Janar 2011, Vjendita & Ejona Stojkaj publikojnë videoklipin "Gara".
KATEGORI: