Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Një Fjal

Zërin tënd ndëgjoj,
Dhe pse i vetem jam!
Fjalët e mia më përsëriten,
Dhe pse pa fjalë mke lan!

Çdo fjalë që e thashë,
Tash mua po më dhëmb.
Tash po e kuptoj,
Se një fjalë e imja,jetën ma ndryshoj.

Se një fjalë,
Dashurinë tonë e shkatrroj.
Rrugën që nisëm,na ndaloj.
E vetmin,tash po e takoj.

Një fjalë,
Ndryshoj gjithçka!
Një fjalë,
Të vetëm më la!

Një fjalë,
Që për të jam penduar!
S'e di a ia vlen,
Falje për të kërkuar!

- poezi nga Xhavit Ismailaga


- Poezia u dërgua nga xhaism -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  6



Më shumë nga Xhavit Ismailaga