>
LETERSISHQIP

Rikthim

Kur as letër nuk më nisje nga orbita t’pata dalur
Mbylle buzën e s`më flisje ah kjo heshtje e pa falur,
M’i vrau ndjenjat me çdo gjë e më la planet të ikur
Si një yllë që s’duket më, që mëngjesi e ka fikur.

Por më erdhën fjalët tua ti do ngreje malin peshë
Se det lotësh po më thua të ka zbritur përmes reshë,
“E shoh mallin që fanitet dhe e çmendur tek vjen nata
S’duroj brengën që po rritet sepse ëndërr ty të pata”…

Ndaj u nisa kundrejt teje do ta humbja rrugën sot
Do t’i hedhja copa reje se e tillë s’më duhej dot,
Sepse udha e pa emër seç më shfaqej kot pa ty
Se e pata veç një zemër, unë i pata veç dy sy…