TEKSTESHQIP

Xhevdet Rama & Ahmet Beha
Rrushja E Rrexhes
Lyrics

Rrushja e Rexhes o n’fund tlivadhit,
po pisket o si zana e malit.

Po pisket o si zana e malit,
ngryk po i merr o lisat e malit.

Ngryk po i merr lisat e malit,
mshifu Zek o mas trapazanit.

Mshifu Zek o mas trapazanit,
se po vijn o burrat prej malit.

Mshifu Zek o kofsh oj zie
o boll shumë e pushka o u mush për tye.

Boll shumë pushka u mush për tye,
o me vra Zeken qat djal te rie.

Me vra Zeken qat djalë te rie,
o me ja qart der at bukurie.

Zek Hajdini ni djalë sokoli,
o pak pa dek o nië fjal e foli.

Pak pa dek o ni fjal e foli,
mue ner vorre o mos e m’qoni.

Mue ner vorre o mos mem shtie,
shtinim bashqe o ner at blie.

Shtinim bashqe o ner at blie,
ne t'vjen Rrushja tem kan permie.

O rrushja Rexhes po e shtrojka dreken,
Panju shoqe tiav kallzoj dertin.

Panju shoqe tiav kallzoj dertin,
ma ka vra Sadria Zeken.
Ma ka vra o Sadria Zeken,
madhi zot aj e paqe vra veten.

Kaj moj Rrushe e kaj me mene,
emrin Zekes mos ja permene.

Emrin Zekes mos ja permene,
kajna venet o ka kem shkue me dhen.

Me dhen veres o ka jem shkue,
hijem hije ka kem pushue.

Hijem hije ka kem pushue,
trapazan o ti kofsh mallkue.

Trapazan o ti kofsh mallkue,
kur mbjen men o kush t’ka marue,

Kur mbjen men o kush t’ka marue,
Zek Hajdini o kuku per mue.

Zek Hajdini o kuku per mue,
tdhenke tye e lujke me mue.

Zek Hajdini o kmishen pa mang,
Ooooo Rrushja e Rexhes o qafen dy pllame eeee.

DËRGOI: