Festivali tradicional i këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit shënon edicionin e tridhjetë e dytë dhe organizohet me 24 korrik në bahçen e Kino Lumbardhit në Prizren. Juria Profesionale për shpalljen e këngëve fituese bëri përzgjedhjen e tri këngëve më të mira të festivalit për çmimin e parë, dytë dhe tretë, dhe të gjithë pjesëmarrësit në mbrëmjen e Zambakut patën mundësinë të votojnë për këngën e tyre të preferuar, e cila edhe rrëmbeu çmimin kryesor të festivalit atë të Zambakut të Prizrenit.
Nga 36 këngët konkuruese të edicionit të 32-të, juria profesionale/seleksionuese e përbërë nga: Arben Skenderi – Prof. Celist/Kompozitor (kryetar jurie), Elvis Bytyqi – Prof. Kitarist (anëtar) dhe Dardan Gjinolli – Prof. Saksafonist (anëtar), përzgjedhën 16 këngët garuese të festivalit.
Vendi i tretë është ndarë ndërmjet Besmir Shishkos me këngën “Më nuk je” dhe Tolga Kazas me këngën “Saril bana”.
Vend i dytë i ka takuar Donika Rushitit me këngën “Vendi nën diell”.
Ndërkaq vendin e parë e ka zënë Rovena Dilo me këngën “Medusa”.
Zambaku këtë herë shkoi për Besmir Shishkon për këngën e tij “Më nuk je”.
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
* Kjo nuk është renditja zyrtare e festivalit, por renditja e teksteve më të lexuara në teksteshqip.com gjatë kësaj jave.