>
BIOSHQIP

“Ma Ngat” Kthehet Në Hit

02-11-2013
Zanfina Ismaili ka publikuar së fundmi videoklipin e saj më të ri "Ma Ngat", një këngë kjo e cila brenda pak ditëve ka arritur mbi 44.000 klkikime dhe rradhitet e para në top listën e Teksteshqip.com. Kënga është punuar nga Zzap & Chris, videoklipi nga Video Art dhe për hair & make up janë përkujdesur të famshmit Sellma & Kaci, kurse për styling-un në videoklip është përkujdesur vetë Zanfina. TeksteShqip: Zanfina, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Ma Ngat". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti? Zanfina: Ky projekt ka filluar nga mesi apo fundi i shtatorit dhe kemi punuar që të sjellim diçka të bukur dhe produktive për publikun.



TeksteShqip: Sa jeni ndarë e kënaqur me suksesin e kësaj kënge deri më tani duke qenë se është klkuar mjaft shumë në youtube? Zanfina: Jam ndarë e kënaqur aq sa e kam pritur sepse qysh nga fillimi e kemi ditur që kënga është hit dhe do të pëlqehet. TeksteShqip: Kënga është punuar nga të famshmit tashmë Zzap & Chris. Na trego si po të ecën bashkpunimi me ta? Zanfina: Po ec për mrekulli, ata janë të rinj në moshë dhe janë të interesuar që publikut kosovar t'i sjellin këngë të bukura, gjithashtu bashkpunimi im me ta po ec shumë mirë sepse jemi modest dhe s'ka si të shkoj keq. TeksteShqip: "Ma Ngat" është videoklipi i katërt që ju ja keni besuar produksionit "Video Art" për realizimin e videoklipit? Sa jeni ndarë e kënaqur me punën e këtij produksioni? Zanfina: Gjithmonë jam e kënaqur me punën e tyre sepse i kanë të gjitha karakteristikat e duhura: janë praktik, konkret dhe të shpejtë në punë. TeksteShqip: Po për festat e fundviti çfarë ka pregaditur Zanfina. Do të sjellësh ndonjë këngë të re apo..? Zanfina: Për këtë vit "Ma ngat" do të jetë kënga ime e fundit.



TeksteShqip: Ke vendosur ende ku do të këndodh për festat e fundvitit? Zanfina: Po do të jem duke kënduar në Diasporë dhe në Kosovë. TeksteShqip: Zanfina flm që pranove ftesën. Një porosi për fund? Zanfina: Ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen e vazhdueshme.
(Teksteshqip.Com)

“Ma Ngat” Kthehet Në Hit