>
BIOSHQIP

Zanfina: “Jam Duke Punuar Për Të Sjellë Në Treg Një Këngë Të Re”

04-12-2013
Vitet në skenë dhe bagazhi që ka pas vetes, kanë bërë që Zanfina të radhitet ndër emrat më të dashur të skenës sonë. E për të mbajtur këtë epitet këngëtarja ka punuar shumë që në publik të vijë gjithmonë e freskët dhe me risi.

Por edhe pse nuk ka shumë kohë që Zani erdhi me një këngë të re, ajo ka treguar se tashmë i është përveshur punës. “Jam duke punuar për të sjellë në treg një këngë të re. Edhe pse nuk ka shumë që e publikova këngën e fundit. Menjëherë i jam hedhur punës për të shikuar për risi. Nuk më pëlqen që në moment të fundit të vendos për këngë, andaj mundohem që me shumë kujdes të përzgjedh çka dua të publikoj. Për këtë edhe nuk lë shumë hapësirë vetes për pushim pas publikim të projekteve të reja”, ka thënë në fillim të bisedës këngëtarja.
(Nita Brisku)

Zanfina: “Jam Duke Punuar Për Të Sjellë Në Treg Një Këngë Të Re”