>
BIOSHQIP

Inkurajon Zanfina!

12-09-2014
​Tashmë jemi mësuar që t’i shohim VIP-at tanë duke i shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë me fansat e tyre këshilla dhe fjalë inkurajuese. Ndër këngëtaret që kjo gjë u është bërë shprehi janë Tuna, Elvana Gjata e Miriam Cani.

Mirëpo, këtij trendi i ka hyrë edhe një nga këngëtaret me të bukura të estradës muzikore Zanfina Ismaili e cila kohë pas kohe me fansat e saj përveç kumtimeve për angazhime rreth karrierës, ndan edhe ndonjë thënie apo edhe pjesë nga përditshmëria e saj. Ajo ka postuar një shkrim në ‘Twitter’ ku i inkurajon njerëzit të cilët nganjëherë sfidohen me dështime në jetë.

“Suksesi nuk është përfundimtar dhe dështimi nuk është fatal”, ishte mbishkrimi këngëtares. Po ashtu, Zanfina kohëve të fundit ishte temë bisede në rrjetet sociale. Kjo për shkak se edhe kësaj radhe Zanfina kopjohet nga koleget e veta.
(Gazeta Express)

Inkurajon Zanfina!