>
BIOSHQIP

(1952-2017)

Biografia
Zejnullah Bajrami u lind ne Podujeve ishte nje rapsod dhe gjithashtu babai i këngëtares Arta Bajrami dhe producentit Don Arbas. Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë të ditur vet Arta përmes një shkrimi emocionues në Facebook. “Babai im i dashur, shkove e le Artën tënde. Babai im, idolli im. Do të dua përgjithmonë, jam krenare që jam vajza jote”, ka shkruar Arta në Facebook. Ndërkohë, edhe Don Arbas permes një njoftimi në Facebook, ka treguar për ngjarjen e rëndë që përkoi sot në familjen e tij, duke bërë të ditur edhe detajet e varrimit. “Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi. I njoftoj të gjithë se babai im Zejnullah Bajrami sot ka ndërruar jetë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në kohën e drekës”, ka njoftuar Artan Bajrami, i njohur si Don Arbas.