>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo ka filluar të merret me muzikë që prej moshës 7-vjeçare. Zhaklina ka marrë pjesë në disa aktivitete muzikore, ndër të cilat dhe në platformat online. I pëlqen gjithashtu të merret me shkrime e të pikturojë, ku ka fituar disa çmime në shkollë. Ëndërron të bëhet kardiologe dhe e flet rrjedhshëm anglishten. Krahas shkollës, ajo ndjek mësime në klubin e produksionit të muzikës, në atë të boksit, si dhe merr mësime kardiologjie prej tre vitesh. Këndimi, për Zhaklinën, zë vendin më të rëndësishëm në listën e pasioneve të saj. Në një intervistë, ajo tha se ëndërron që në të ardhmen të jetë një këngëtare e famshme dhe të bëjë njerëzit të plotësojnë veten me muzikën e saj.

Në Qershor 2015, Zhaklina Veizaj merr pjesë në JESC 2015 me këngën "Te Dua Vendi Im".

Në Qershor 2016, Zhaklina Veizaj merr pjesë në JESC 2016 me këngën "Botë Mirësie Kërkoj".

Në vitin 2018, Zhaklina Veizaj merr pjesë në Voice Kids Albania.
KATEGORI: