>
BIOSHQIP

Elvana Gjata është Gati

26-06-2015
Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar sot në rrjetin e saj social në Instagram një fotografi ku shihet gjatë xhirimeve të videoklipit të ri, me ç'rast ka kaluar edhe mbi 7 mijë postime në Instagram. Ka kohë që është paralajmëruar kënga e saj më e re e cila titullohet "Love Me" dhe është realizuar si gjithmonë nga Threedots. Elvana gjithashtu ka bërë të ditur se i ka përfunduar xhirimet e videoklipit me produksionin nga Shqipëria Pro...Video. Edhe fansat e Elvanës po presin me padurim publikimin e këtij videoklipi.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Elvana Gjata është Gati