>
BIOSHQIP

Elvana: Jam Model Për Vajzat E Reja, Inspirim Për Kolegët

10-08-2015
Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me albumin e ri të titulluar “Si Elvana”. Ylli shqiptar për Panorama Plus është shprehur e kënaqur që vajzat e ndjekin si model për çdo imtësi, siç është pika e kuqe në mes të ballit të videoja “Love me”, marrë nga kultura indiane, të cilën ajo e vlerëson. Ajo gjithashtu ka treguar që xhirimin e videos “Love me” e bëri në Prizren për të promovuar edhe këtë pjesë të trojeve me shqiptare. Sipas saj, ka qenë ajo e para që ka xhiruar klipe në bregdetin shqiptar dhe tashmë kur kolegët e saj po bëjnë të njëjtën gjë, ajo e ka lënë dhe po vazhdon me vende të tjera. Ndryshe Elvana me këtë projekt veç milionave në kanalin “Youtube”, ka arritur dëgjueshmëri edhe jashtë kufijve shqiptar, duke u renditur në vendet e para në toplistën e këngëve më të dëgjuara në Monako.
(Indeksonline)

Elvana: Jam Model Për Vajzat E Reja, Inspirim Për Kolegët