>
BIOSHQIP

200 Mijë Falënderimet E Elvanës Për Fansat E Saj Në Instagram

23-01-2015
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është mjaft shumë e kërkuar në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka bërë të ditur se ka arritur të prekë shifrën e 200.000 fansave në Instagram. Elvana ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen nëpërmjet një statusi, ajo ka shkruar edhe se numrat nuk janë aq të rëndësishëm sa dashuria e njerëzve: ’Për mua shifrat nuk kanë pasur asnjëherë rëndësi! Thjesht kjo "rrumbullakosja" (në Instagram) më shtyu të ndaj me ju atë që ndjej gjithmonë edhe pse shprehem rrallë. Për mua vlen të frymëzoj, të gjallëroj gjendjen shpirtërore, të lumturoj dikë, të jap një mesazh të vlefshëm! Mirënjohje e thellë që ju kam, të gjithëve, të vërtetë! Për mua është 200 mijë herë përgjegjësi! Shumë, shumë punë përpara...Me këmbë në tokë dhe kokën lart...’’
(B.A/Teksteshqip.Com)

200 Mijë Falënderimet E Elvanës Për Fansat E Saj Në Instagram