A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Biografia



Tags: Elvana Gjata
  • Rrjetet Sociale:
  • Official Twitter
  • Official Facebook Profile
  • Official Instagram
  • Official Youtube Channel


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.5 / Votuan:  831


Elvana Gjata

Vendlindja: Tiranë  
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 29 Vjeç
Ditëlindja: 03 Shkurt 1987
Shenja e Horoskopit: Ujori
Këndon kryesisht: Pop

Elvana Gjata është një këngëtare shumë e njohur. Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën 'Të këndojmë së bashku'. Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur.

Merr pjesë në spektaklin 'Kërkohet një yll', dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek këngëtarja e re. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, 'Ethet e së premtes mbrëma'. Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj.

'Ethet e së premtes mbrëma', më hapi dyert e suksesit, në rrugën e profesionalizmit muzikor', thotë Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakël , i cili ndezi dritën jeshile në rrugën e saj muzikore. Pas këtij spektakli, emri i Elvana Gjatës, nuk do të jetë më i panjohur, por do të fillojë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës shqiptare. Menjëherë pas 'Etheve', merr pjesë në një duet me solistin e grupit 'The Dreams' në 'Maratonën e këngës popullore' dhe arrijnë të dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve popullore. Në vitin 2003, merr pjesë përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare, në festivalin e RTVSH, me këngën 'Pranë teje', me një tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe.

Së fundi, tek 'Kënga Magjike' e zhvilluar në Kosovë, paraqitet në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ. Kënga e saj 'Vetëm Zoti e di', ka pushtuar majat e hit-paredeve në Kosovë, por, edhe në Shqipëri është një nga këngët më të dëgjuara në valët e radios 'Energy'. Një nga qëllimet e saj në këtë koncert ishte që kënga të kishte sukses në tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotësuar dhe me fansa të shumtë. Është vetëm 18 vjeç dhe ka filluar përgatitjet për albumin e saj të parë, që pritet të dalë në tregun muzikor në korrik të këtij viti. Këngët e albumit janë të rrymave të ndryshme, por mbizotëron rryma R&B, një nga rrymat më të preferuara nga të rinjtë për momentin.

Deri tani janë rregjistruar 11 këngë, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit. Kurse këngët të gjitha janë të regjistruara në studiot e radios Energy, dhe Andy Dj, i cili e ka mbështetur edhe financiarisht. Albumi do të shoqërohet edhe me një videoklip, që do të filmohet jashtë vendit dhe që do të jetë edhe supriza e publikimit të albumit. Krahas përgatitjeve për albumin e saj të parë, ajo po përgatitet edhe për fillimin e studimeve të larta në Akademinë e Arteve, dega regjisurë. Nuk do ta tradhëtojë këngën, por në këtë degë ajo mendon të kompletohet artistikisht, që në të ardhmen përveç se një regjizore e mirë, shpreson të bëhet një show-girl e famshme.

Dy motra këngëtare Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare. Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Migena është studente në vitin e fundit për kanto dhe për Elvanën, ajo ka qenë gjithmonë 'udhëheqësja e saj artistike'. Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nënkolonelit Fatmir Gjatës, në rrugën që ato kanë nisur, kanë gjetur gjithmonë mbështetjen e veçantë të babait të tyre, që padyshhim një pjesë e suksesit të tyre i dedikohet atij.

» Dërgo Korrigjime »

Punuan Biografinë:  ALDOooo    Valza0011  




Kalendari
23/07/2016
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Adnan Daci
Adnan Daci
43 vjeç
Korab Shaqiri
Korab Shaqiri
30 vjeç
Pleurat Stublla
Pleurat Stublla
26 vjeç
Violeta Turkeshi
Violeta Turkeshi
66 vjeç
Ron Pope
Ron Pope
33 vjeç

Votimi i Javës
   17-23 Korrik 2016

Këngëtarja Më E Mirë 2015

  Kida

  Dafina Zeqiri

  Enca

  Era Istrefi

  Elvana Gjata

  Adelina Tahiri

Voto