>
BIOSHQIP

Ermal Fejzullahu: “Evitoj Gënjeshtarët”

28-06-2014
Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu ka zgjedhur edhe rrjetin social Instagram që ti tregojë gruas së tij që e do shumë. Ai dhe Ardiana tashmë janë një familje e madhe së bashku me tre fëmijët e tyre. Me kalimin e viteve duket se dashuria e tyre vetëm rritet. Këtë e komfirmon edhe postimi i fundit që Ermali ka bërë në Instagram. Ai ka postuar këtë fotografi me mbishkrimin 'Me grun tem te dua'. Fotoja është vërshuar nga komentet e shumta të fansave të cilët kanë uruar dhe komplimentuar çiftin. Ermali ka shpalosur shumë detaje për jetën e tij, duke theksuar së është dembel dhe po shëndoshet shumë Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë? Një fëmijëri shumë e lumtur, e për këtë i falënderohem dy prindërve të mi. Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje? Libri nuk po më kujtohet, ndërsa për film nuk di cilin ta cek sepse shikoj shumë filma dhe nuk po më kujtohet cilin kisha mundur ta veçoj. Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj? Nuk i vlerësoj gjërat sipas çmimit, me rëndësi është të më pëlqej diçka dhe ajo ka vlerë për mua. Cila është e meta juaj më e madhe? E meta ime më e madhe është dembelia. Çfarë vëren fillimisht të një femër? Fillimisht vërej thjeshtësinë tek shumë persona. Cilëve tipa të njerëzve u ikni? Tipave që gënjejnë dëshiroj t'u ik. Hobi juaj i preferuar? Hobi im i preferuar është ecja në mal, pasi që muzika më është bërë profesion. Çfarë mund të ju nervozoj në moment? Njerëzit që flasin me ton të lartë. Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë? Ndihmë për herë të fundit kam kërkuar para disa jave kur kam pasur një incident me automjet, diçka tjetër nuk po më kujtohet. Cila është frika juaj më e madhe? Frika ime më e madhe dhe e vetme është Zoti. Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia? Nuk dal asnjëherë pa çelësa të kerrit sepse përtoj të ec në këmbë. Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë? I them që je shëndoshur shumë. Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban? Në trafik urban ka kohë që nuk kam hipur, ka vite e vite. Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro ku i kishit shpenzuar më parë? Nëse i kisha fituar 1 milion euro gjysmën i kisha ndarë për familjet skamnore familjeve të dëshmorëve ndërsa pjesën tjetër me familjen time. Destinacioni i juaj i ëndrrave? Destinacioni im i ëndrrave është Bora Bora. A bëni punë shtëpie (meshkujt)? Jo asnjëherë nuk bëj punë shtëpie.
(Tribuna)

Ermal Fejzullahu: “Evitoj Gënjeshtarët”