>
BIOSHQIP

Gold Ag Falet Me Nënën

14-07-2015
Reperi i njohur nga Presheva Gold Ag e dimë se gjithmonë ka qenë një musliman i devotshëm. Ai falë 5 vaktet në ditë si dhe ka vizituar shumë vende me kulturë islamike.

E teksa jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, Ariani është njëri ndër ata artist i cili agjëron gjithmonë dhe vizitonë xhaminë më shpesh brenda këtij muaji.

Mirëpo ai ka treguar se në familjen e tij të gjithë janë musliman të devotshëm. Madje së fundmi ai ka postuar një foto me nënën e tij ku shihen të dy duke falur namazin e natës.

“Nanë e birë, namazi i natës”, ka shkruar Ariani në mbishkrimin e fotos të cilën e ka postuar në Instagram.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Gold Ag Falet Me Nënën