>
BIOSHQIP

Gold Ag I Bashkohet Studentëve Në Marshimin-Protestë

22-01-2013
Pak ditë më parë në Kosovë u organizua një marshim me qindra studentë të Universitetit “Hasan Prishtina”, për mbrojtjen e heronjve të Kosovës Lindore, konkretisht, moslejimin e rrëzimit të lapidarit me emrat e dëshmorëve në Preshevë. Studentëve në këtë marsh iu bashkua edhe këngëtari, Gold Ag, madje ai këndoi këngën e tij, “Urime Shqipni”, shkruan Bluetooth. Gold Ag është një nga artistët, i cili gjithmonë ka shfaqur anën e tij patriotike e kjo zakonisht nëpërmjet teksteve të këngë të tij, që i ka sjellë për publikun e fansat e gjerë. Sot Gold AG publikoi dhe kengen e tij te re me titull "Mbahu".
(albeu)

Gold Ag I Bashkohet Studentëve Në Marshimin-Protestë