>
BIOSHQIP

Kush Bëri Kallzim Penal Për Gold Ag Në Polici?

26-02-2014
Reperi i njohur shqiptar, Golg AG, i cili shkaktoi një sërë polemikash me videon e tij të fundit “Shqiptar”, ka marrë thirrjen nga policia për t’u paraqitur si i dyshuar. Në thirrjen që e ka bërë publike vet reperi në faqen e tij në Facebook, shkruan se ai duhet të paraqitet në polici nesër më 27 shkurt në ora 9:00 të mëngjesit në stacionin policor. Gold AG është thirrur nga policia si i dyshuar lidhur me rastin e veprës penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Mbetet të shihet nëse reperi do t’i përgjigjet kësaj thirrje të nesërmen, por një gjë është e sigurtë – ai ka shkaktuar ndoshta më shumë polemika se sa që është pritur me videoklipin e ri “Shqiptar”. Në këtë video ai fyen personalitete publike duke filluar nga presidentja, Atifete Jahjaga e deri te këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdiu.
(Telegrafi)

Kush Bëri Kallzim Penal Për Gold Ag Në Polici?