>
BIOSHQIP

Gold Ag: “Unë Them Gjërat Që Të Gjithë I Mendojnë, Por S'i Thonë”

01-03-2014
Reperi kosovar ofendon Jahjagën, shan edhe Tunën: Tuna, nëna e së keqes për femrat sot. Thirret në polici. Guximin e tij rrallëkush mund ta ketë. E veçanërisht kur bëhet fjalë për ndonjë projekt muzikor, që dikujt mund t’i kushtojë jo pak. Projekti i fundit i reperit Gold Ag ka ngritur shumë pluhur. Për vetëm dy ditë sa ka dalë në qarkullim, është klikuar mbi 1 milion herë. Reperi prek shumë tema të ndjeshme, kritikon Presidenten dhe shumë personazhe të njohura në Kosovë. Je rikthyer me një klip të ri shumë ndryshe, cili ishte qëllimi i Goldit këtë radhë? Qëllimi im i vetëm ishte ky që u bë, të kënaqen zemrat e atyre që e ndiejnë si unë këtë realitet të hidhur që nuk e tha askush deri më sot si është. Në këtë projekt tëndin ke përmendur shumë persona, pse pikërisht ata? Kush është i ofenduar këtu, janë ata që na ofendojnë gati në çdo debat kur flitet për fenë islame. A mendon se janë përfshirë të gjithë apo ka dhe të tjerë? Ka edhe shumë të tjerë që ndoshta meritojnë të jenë pjesë e kësaj kënge. E sidoqoftë, këta që i kam përmendur, janë ata që e hapin gojën më shpesh. Në këngë kritikon politikanët; Kryeministrin dhe kryetaren, i ke takuar ndonjëherë personalisht? Kryetarja e ka vendin e merituar në këngë e Kryeministri i ka meritat e veta, kështu që nuk është përmendur askund. Ke menduar për pasojat që mund të vijnë më pas?… E kam bërë për hir të Allahut dhe nuk i frikësohem atyre që e kundërshtojnë fjalën e tij. Cilat dukuri kohëve të fundit kanë qenë të diskutuara dhe nuk ju kanë pëlqyer ju? Krejt i kam përfshirë në këngën ”Shqiptari”. Në ç’masë mendon se ky projekt do të ndikojë pozitivisht? Ka ndikuar për dy ditë e lëre më shumë. Faleminderit Zotit për pozitën që më ka dhënë në këtë vend me kaq dashamirës që luten dhe më urojnë në çdo minutë. Po sikur të dorëhiqet Presidentja? Duhet të largohet patjetër, se ne nuk e kemi votuar… Disa të akuzuan pse nuk e ke përmendur ish-kryeministrin Haradinaj, ka të bëjë kjo me frikë apo luajalitet? Frikë vetëm Zotin kam e Ramush Haradinaj i ka dhënë vëllezërit për lirinë e kësaj toke dhe respekti për fenë islame nuk mungon nga ai. A mendon se në klip duhej të përfshiheshin edhe shumë femra tjera, përveç Tunës? Gjithkush bën gabime, por ajo është nëna e të keqes në këtë vend për femrat tona. Je treguar gjithmonë fetar, a do e kishe marrë bashkëshorten të mbuluar? Po, me kënaqësinë më të madhe. Zoti më mundësoftë që bashkëshortja ime të ketë frikë vetëm prej tij e aty mbulesa nuk do t’i mungojë. Pjesë nga teksti i këngës “Shqiptari” Sa tzezat po vin do pi presim do spi dim Rrencat po na majn kshyre neve spo na nin Kosoven na mloj kejt rrena e hajnija Deksha n’ket vend po srrejn fjalt e mija Ktu qka osht ka bohet mo so ka din kerkush Provoje veq fol se shkon si qeni nrrush Hajnat po na majn se vet ja kem bo venin Vjedhni ateista se ju po ja dini renin Bojn hajgare qeverija parlamenti ministrija Veq tuten pi neve tybe na lojn pa XHAMIJA ….T’kallxoj une per kejt vllau jem ti mos i dish Kur fola per ALL’LLAH ma kan nal do n`21-sh Kan qef cullak hone lypin kangen e pazarit Thy se zog paska ktu veq ajo tuna e K…..T ……Zonja Atifete kap qu leje politiken Ti ki haber per to qaq sa kali per muziken Beso marre mvjen met pa edhe nekran Na sjena shtet laik jena popull MUSLIMAN Gold Ag thirret në polici, reperi largohet nga Kosova Pas publikimit të këngës “Shqiptar”, ku Gold AG hedh vrer ndaj disa personaliteteve të jetës publike, përfshirë këtu edhe politikanë të njohur, policia e Kosovës ka lëshuar një fletëthirrje, në të cilën i kërkon reperit të njohur Gold Ag që të paraqitet në stacionin policor numër 2 në Prishtinë. Lajmin në adresë të Arian Agushit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se për rastin në fjalë policia është duke punuar bashkërisht me Prokurorinë. “Lidhur me personin në fjalë, jemi duke punuar bashkërisht me Prokurorinë, prej të cilës kemi marrë edhe autorizimin për ftesën për intervistë”, ka thënë zëdhënësja, ndërsa Gold AG është thirrur për intervistim në cilësinë e të dyshuarit lidhur me rastin, veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Ndërkohë që ne ju sjellim intervistën e realizuar me të disa ditë më parë. Këto ditë ne u munduam të vihemi në kontakt me Gold Ag, por telefoni i tij rezultonte i fikur. Që është larguar nga Kosova kjo dihet, por në çfarë drejtimi ka shkuar, ende nuk e kemi mësuar. Thuhet se fansat e Gold Ag po grumbullohen që të protestojnë kundër arrestimit të tij.
(Panorama)

Gold Ag: “Unë Them Gjërat Që Të Gjithë I Mendojnë, Por S'i Thonë”