>
BIOSHQIP

Gold Ag Nervozohet Në “Përrallë Me Tupan”

21-04-2014
“Unë i frikesohem vetëm Allahut”, janë këto deklaratat që Gold Ag i ka thënë jo rrallë herë në biseda të ndryshme. Gjatë një interviste për First Chanel, reperi në fjalë, tha se ka harruar ta përmend edhe të ashtuquajturin Hoxhë Burdushin. I pyetur nëse do te realizonte ndonjë këngë me reperin Getoar Selimi, Gold-i tha vetëm në rast se ky i fundit i kthehet udhës së Zotit.

Ndërkohë, ai ka tregur se ka raporte të mira me “krahun e luftës”, dhe më shumë politikanë. Gjatë intervistes, prezantuesi,Shpëtim Desku, i ka thënë Gold Ag se e ka parë atë me tre femra duke u puthur. Duke i treguar më pas se këto gjera nuk i lejon islami. Nga ana e tij, Gold, ka mohur: ” Të bëra be në Allah, nuk bëj be rrejshëm”, theksoi Gold Ag.

Gjatë bisedës, reperit i “plasi” nervi, duke i perseritur të njëjtat fjalë, se ato që ai po fliste nuk ishin të vërteta. Pas kësaj, Gold e përplas gotën dhe ikën nga studio. Kjo ndodhë në minutë e 1.14.00 të videos.

Ndërkohë që prezantuesi i ” vrapon” nga pas, duke i thënë se thjeshtë e bëri për ta provokuar, duke e quajtur “Kamerë të fshehtë”. Në këtë mënyrë, Gold i’a bën me dije se me të s’ka hajgare.
(Express)