>
BIOSHQIP

Gold Ag, Kënga E Re Për Shkupin

05-07-2014
Gold AG thuhet se i ka në majë të gjuhës tekstet për çdo ngjarje që ndodh në trojet shqiptare dhe që për sulm kanë në përgjithësi myslimanët.

E reperi shqiptar nga Kosova lindore, ka reaguar menjëherë ndaj protestave të ashpra në Shkup.

Me këngën e sapopublikuar në kanalin e tij në Youtube me titullin “Shkupi”, Gold AG shpreh mllefin e tij ndaj politikanëve, që sipas tij, kanë anashkaluar shqiptarët e shtypur të Maqedonisë.

Pas këngës “Shqiptar”, që arriti të zgjojë polemika të shumta, kjo është kënga e dytë e tij në një kohë të shkurtër drejtuar politikanëve.

Kënga “Shqiptar” kishte arritur në 5 milionë shikime në Youtube, këngë e cila bëri që reperi të paraqitej në polici nën dyshimin e veprës penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Mbetet të shihet nëse teza e re e reperit do të ketë bujën e njëjtë.

Ndryshe, ditën e djeshme në Shkup protestuesit shqiptarë janë përleshur me forcat policore atje të cilët po protestonin kundër dënimit të shqiptarëve me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”.
(Tribuna)

Gold Ag, Kënga E Re Për Shkupin