A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Biografia



Tags: Gold Ag, Gold-Ag, Goldag, Golld Ag, Gol Ag, Goldi Ag, Goold Ag, Night Rappers
  • Rrjetet Sociale:
  • Official Twitter
  • Official Facebook Profile
  • Official Instagram


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.9 / Votuan:  3558


Gold Ag

Vendlindja: Prishtinë  
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 29 Vjeç
Ditëlindja: 28 Korrik 1986
Shenja e Horoskopit: Luani
Këndon kryesisht: Hip-Hop

Gold Ag është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Arian Agushi (Gold AG) ka kaluar 10 vjet të fëmijërisë në Preshevë, pra në vendlindjen e babait, gjyshit, stërgjyshit e tij. Ka jetuar dhe është rritur si çdo fëmijë tjetër shqiptar i asaj ane. Babai i tij vdiq kur i kishte 6 vjet dhe që atëherë e deri tash jeton me nënën e tij, të cilën e ka gjënë më të shtrenjtë në botë. Arian Agushi i njohur si Gold AG karierën e tij e filloi si 13 vjeqar, ai shkollën fillore e ka filluar në Preshevë, ndërsa në vitin 1997 kur u shpërngul në Prishtinë për të jetuar e vazhdoi këtu nga klasa V në shkollën fillore Hasan Prishtina ku dhe e mbaroi, pastaj u regjistrua në shkollën e mesme elektroteknike. Emri Gold AG është i përbër nga Arian (Gold-eng) + AGushi = Gold AG. Në vitin 2000 e bëri këngën e parë dhe këndoi 6 herë për Preshevën. Gold AG në çdo këngë të tij flet vetëm realitetin. Këngët i regjistron kryesisht në studion e reperit Barooti, Sopi Records. Gold AG solli repin në Preshevë për herë të parë. Në vitin 2009, pak ditë para muajit të shejntë të Ramazanit Ariani u kthye kah Islami, edhe pse në trupin e tij gjenden shumë tatuazhe. Ai thotë se pamja e jashtme nuk ka shumë rëndësi, rëndësinë më të madhe e ka brendësia e zemrës. Gold AG pasi braktisi alkoolin dhe cigaren para 2 vjetësh, është më aktiv dhe nganjëherë kohën e lirë e kalon në fitnes, ndërsa prej sporteve ai preferon më shumë notin. Pas shkollës së mesme, Gold AG vazhdoi studimet për dizajn, por i ndërpreu shpejt.

Gold AG dikur ka qenë shumë i lidhur me grupin TBA, por kohëve të fundit ai është larguar pak nga TBA dhe është afruar më shumë me OTR-në e Noizy-t dhe Dudën. Kjo dëshmohet edhe nga bashkëpunimi që ai pati me Noizy-n, në lansimin e këngës "Ca i bonet vetes". Disa nga këngët më të bukura të tij në bashkëpunim me TBA janë: "Nuk i ndrrojm qëllimet" në bashkëpunim me DMC, Kobra, Barooti "E bojm llug" në bashkpunim me Presioni, Explode dhe Barooti "Nuk ka hiq" në bashkëpunim me Klepto "Për bashkim" në bashkëpunim me Presioni dhe B52 "Bon bon" bashkëpunim me Kobra si dhe disa bashkëpunime tjera me Barootin. Lansimi i këngës me Noizy nuk ka pasur efektin e dëshiruar, sepse ka irrituar një numër të madh të fansave të Gold AG, pas këtyre bashkëpunimeve të suksesshme të tij me TBA. Më vonë, Gold AG bëri një bashkëpunim tjetër me Barooti, duke lansuar këngën "Me neve nuk ka".
Gold AG gjatë karrierës së tij ka nxjerrë 8 albume: Lanet(2006), Amaneti(2009), Aga in da house(2010), Realiteti(2011), The Goldfather(2011), Bonu Vetvetja(2012), Urime Shqipni(2012) (Golldi ta kall(2013)dhe (Nguce Ananin)(2014)

Në fillim të karrierës, Gold AG ishte shumë i dhënë pas këngëve patriotike. Pas 2011 ai vazhdimisht po largohet nga këngët patriotike dhe po orientohet më shumë drejt këngëve religjioze dhe Diss-ave.
Gold AG ka rivalitet të madh me Labelin Babastars, sidomos me Getin. Situata është nxehur kur Gold AG ka konfrontuar fizikisht Getin duke e rrahur atë në mes të qytetit. Kjo u pasua me lansimin e këngës "Ti je qyrr". Më vonë Gold AG ka lansuar më shumë Diss-a kundër Babastars. Ndër më të bukurat janë "Rri larg", "Cili?" dhe "Kush?"
Ne vitin 2014 ai ka lansuar kengen #Shqiptar e cila ka thyer çdo rekord te klikimeve ne rrjetin Social YOUTUBE ku per me pak se 24 orë ka arritur 700.000 klikime e per 2ditë ka arritur mbi 1.000.000klikime. Ai vizitoi edhe vendin e shenjte Qaben e Madherishme dhe vertetoi se eshte nje Musliman i devotshem.Por Gold AG kishte edhe disa bashkpunime me Greta Koçin dhe Eni Koçin dhe lansoi këngët #Mas Miri dhe #Me Mu në vitin 2015 por kishin klikime te mjaftueshme ne Youtube por beren nje bujë te madhe ne pukblik sepse mendonin se Eni dhe Gold AG kishin nje mardhënie martesore por kjo nuk ishte e vërtet. Gold Ag bëri nje bashkëpunim me Shyhrete Behlulin dhe lansoi këngën #Dashnia e Nanës në vitin 2016 të cilën ja kushtoi nënës.
Me pas ai vazhdoi karrieren e ti me kengenqe mban titullin #Hajde te cilen e ka ne bashkunim me #Duden

» Dërgo Korrigjime »

Punuan Biografinë:  Lin2i    fitore    Atersdetra    EnnisaaAG    nevzad    MiLi1Tba    MIRANNS    ALDOooo    blerinaAG    omernuhija    enibaraj  



Kalendari
06/05/2016
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Adea Pula
Adea Pula
21 vjeç
Fortesa Hoti
Fortesa Hoti
25 vjeç
Dafina Kastrati (Gjakove)
Dafina Kastrati (Gjakove)
32 vjeç
Alban Arifi
Alban Arifi
29 vjeç
Hysen Sallauka
Hysen Sallauka
26 vjeç

Votimi i Javës
   1-7 Maj 2016

Cili Grup Është Më I Miri?

  O.T.R & G.G.

  Babastars

  Tba

  Nrg Band

  P.I.N.T

  Kaos

Voto