Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Kida

Vendlindja: Rahovec  
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 19 Vjeç
Ditëlindja: 21 Dhjetor 1997
Shenja e Horoskopit: Shigjetari

Këndon kryesisht: Pop

Kida është një këngëtare shumë e njohur. Këngëtarja Orhidea Latifi eshte e njohur ne publik me emrin Kida. Ajo eshte pjesë e OnRecords, dhe është bërë e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX të mbajtur kohë më parë. Ajo ka debutuar në skenën muzikore me këngën “Murder”, videoklipi i të cilës ka skena pikërisht nga ky koncert. Këngën e kanë realizuar Zzap n’ Chriss, kurse teksti është shkruar nga Soulkid.

Ne Prill 2014, Kida publikoi videoklipin e saj të dytë në bashëkpunim me reperin Mc Kresha, të titulluar "Rikthejm Na". Edhe kjo këngë u punua nga top producentët, Zzap n' Chriss, ndersa videoklipi u realizua nga produksioni Imagine Films. Kengetarja KIDA pati gjithashtu sukses ne kengen e re "Onair", e publikuar ne Korrik 2014. Por viti 2014 nuk mund te mbaronte ketu per Kiden. Me 23 Nentor u publikua edhe klipi i kenges "MKE RREJT". Pra 3 hite brenda vitit 2014 qe dominuan renditjet ne faqen teksteshqip.com

Goditja e pare per vitin 2015 vjen ne muajin Mars kur publikohet kenga e re "BONI ZO", nje tjeter hit per Kiden.Në fillim të muajit qershor Kida befason me këngën e saj "Premtimet", ku ishte e ftuar në bashkpunim me reperin nga Ferizaji Mozzik, kjo kenge ishte nje hit I veqante veror. Hiti i vitit 2016 është bashkpunimi me kengetarin e njohur Ermal Fejzullahu me kengen e titulluar 'Mi Amore' Ne muajin maj te vitin 2016 ajo publikoi dhe kengen me te re te saj nga producentet Zzap n'Chris "Ja kem nis : ku videoklipi u realizua ne disa zona te Ulqinit.Me pas ajo solli projektin e saj te ri ne bashkpunim me kengetarin e njohur Getinjo . Projekti u pelqye shum dhe mori 7 MILL klikime.Në Top Music Awards 2016 Kida ka fituar cmimin " Artist to watch". Ajo jeton ne Prishtine me prinderit e saj. Ajo sapo ka lansuar projektin e saj "Anderr", projekt i cili u prit shumë mirë nga fansat e saj. Ky projekt për një javë mori më shumë se 1 milion klikime në YouTube.

Diskografia e Kides:
1-No Love Allowed
2-Murder
3-Rrikthejm na(ft. Mc.Kresha)
4-Murder remake (ft. Bimbimma)
5-O`najr
6-M`ke rrejt
7-Boni zo
8-Premtimet (ft. Mozzik)
9-S'ki ide
10-Mi amore (ft. Ermal Fejzullahu)
11-Ja kemi nis
12-Ku je (ft.Getinjo)
13-Uh baby (ft.Xhensila)
14-Andërr

» Dërgo Korrigjime »


Zgjidhni me sa yje do votoni
 Mesatarja:  4.3 / Votuan:  2443

  • Kida ka këto rrjete sociale:


Më shumë artikuj nga Kida »




teksteshqip.com © 2007 - 2017