>
BIOSHQIP

Noizy Shah-Mat Blerim Destanit

27-10-2014
Rep këngëtari Noizy e aktori i njohur Blerim Destani kanë forcuar shoqërinë kohët e fundit, dhe duket se po u pëlqen të qëndrojnë së bashku. Në një fotografi të postuar nga Noizy në rrjetin social Instagram, shihet Blerim Destani si dhe kutia e lojës shah, ndërsa në mbishkrim të fotografisë Noizy ka thënë, “Kush din ta luj e kupton Se Si esht puna Un jam me Zi #ShahMat 1-1”, raporton Indeksonline. Ndërsa pas ati barazimi Blerimi ka bërë publike një tjetër fotografi në rrjetin social Instagram duke treguar se sfida vazhdon, ndërsa në mbishkrim të fotografisë ai ka thënë, “blerimdestani: tani ska njeri qe mundet ti ndimoj “. A thua vallë kush ka fituar në fund?!
(Indeksonline)

Noizy Shah-Mat Blerim Destanit