Nora Istrefi Tregon Pse Lindi Në Shkup, E Jo Në Prishtinë
21-05-2015
Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi më 15 maj e ka sjellë në jetë Rene-në e vogël. Lindjen e parë Nora e ka bërë në Shkup, në spitalin “Acibadem Sistina”. Është pikërisht ky spital që në ueb faqen e vet e ka postuar një tekst të gjatë për lindjen e Norës. Aty janë edhe shumë fotografi para largimit nga spitali të Norës me Rene-në e vogël dhe bashkëshortin e saj, Robertin.
Spitali i thur lavde Norës, duke e konsideruar si mega të popullarizuar në muzikën pop dhe R’n’B. “Këngëtarja mega e popullarizuar e muzikës pop dhe R’n’B, Nora Istrefi më 15 maj ka lindur në spitalin Acibadem Sistina. Me lindjen e udhëhequr nga doktori Zlatko Palaçevski dhe me prerje cezariane në jetë erdhi Rene-ja e vogël. Istrefi vlen për njërën nga këngëtarët me të popullarizuara në Kosovë dhe Shqipëri”, shkruan në artikull në gjuhen maqedonase, transmeton Indeksonline.
Po ashtu aty përshkruhet edhe karriera e Norës, albumet, miliona klikime në YouTube, etj.
Nora ka folur edhe për ueb faqen e spitalit, duke thënë se ka vendosur ta kryej lindjen aty pasi që është rekomanduar nga mikeshat e saj që kanë pasur përvojë të mirë në këtë spital.
“Më këtë nuk dua të them se shteti im nuk ka mjek të mirë, por spitalet nuk kanë pajisje aq ta mira sa i ka Acibadem Sistina”, ka thënë nder tjerash Nora.
Ajo po ashtu ka thënë se sjella në jetë e Rene-së është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë.
Tutje Nora ka folur edhe për emrin Rene, duke thënë se e ka pasur të vështirë ta zgjedh emrin, por Rene i ka pëlqyer më së shumti. “Emri i parë që më ka pëlqyer më së shumti ka qenë Rene, pasi që edhe është unik në vendin tim. Po ashtu edhe shkronja e parë e emrit është e njëjtë me të burrit tim, Robertit.
Tutje Nora ka folur edhe për emrin Rene, duke thënë se e ka pasur të vështirë ta zgjedh emrin, por Rene i ka pëlqyer më së shumti. “Emri i parë që më ka pëlqyer më së shumti ka qenë Rene, pasi që edhe është unik në vendin tim. Po ashtu edhe shkronja e parë e emrit është e njëjtë me të burrit tim, Robertit.
(Indeksonline)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 3