>
BIOSHQIP

Pse U Fshi “Bamboleo” E Nora Istrefit Nga “Youtube”?

01-06-2015
Këngëtarja Nora Istrefi vetëm pak ditë pasi u bë nënë, erdhi me një projekt të ri të titulluar “Bamboleo”.

Këtë projekt këngëtarja e solli me një videoklip mjaft veror, i cili në vetëm pak orë arriti të marrë shumë klikime në kanalin “YouTube”.

Por vetëm një ditë pasi u publikua, ky videoklip nuk është më. Nuk dihet nëse vetë këngëtarja e ka publikuar gabimisht përpara kohe videoklipin e më pas e ka hequr këngën nga “YouTube”. Por edhe mund të jetë dikush tjetër që ka fshirë videoklipin e Norës, e cila nuk ka bërë ndonjë reagim deri më tani.
(Indeksonline)

Pse U Fshi “Bamboleo” E Nora Istrefit Nga “Youtube”?