>
BIOSHQIP

Samanta Karavello Shkon Në Studio Tek Flori

06-03-2012
Se çfarë do të dalë nga studioja e Flor Mumajesit vetëm Samanta Karavello dhe vetë Flori mund ta tregojnë. Por, një gjë është e sigurt këngëtarja së fundmi është parë të mbyllet me orë të tëra për të punuar në studion e Florit. Samanta Karavello e cila më parë ka qenë e regjistruar në studion e Big Bastës, pas një sherri që pati me të një vit më parë ka nisur bashkëpunimet me Flor Mumajesin. Bashkëpunimi më i ri i tyre pritet të dalë këto ditë, ndërkaq mësohet se Samanta është duke përgatitur edhe disa këngë të reja që prêt t'i lançojë në prag të verës.
(Bluetooth)

Samanta Karavello Shkon Në Studio Tek Flori