>
BIOSHQIP

Kreshnik Kasneci Nuk Ka Deshire Te Flas Me Per Samanten

01-05-2012
Javen qe kaloi, "Panorama plus" beri publik lajmin mbi ndarjen e kengetares se njohur Samanta Karavello, nga i dashuri i saj Kreshnik Kasneci. Lidhja e cila kishte funksionuar me shume se nje vit, kishte pasur krisje dhe cifti nuk vazhdon te jete me bashke. Insistuam te marrim ndonje prononcim nga ish-i dashuri Kasneci ne lidhje me romancen e dashurise dhe arsyet e ndarjes nga Samanta, por ai ishte shume kembengules dhe shkurt e preu biseden. ''E leme kete muhabet te lutem, se nuk kam deshire te flas. Shume faleminderit'', ishte pergjigjja e Kreshnikut, i cili nuk deshiron qe jeta e tij private te mesohet edhe nga publiku.

Nga hulumtimi qe kemi bere ne gjithe profilin e tij, nuk gjetem asnje foto me Samanten, por shumica e fotove ishin nga shetitjet e tij neper vende te ndryshme, kurse si pasion te flakte Kreshniku ka makinat luksoze, pasi eshte fotografuar tek secila makine luksoze e sportive qe i kishte dale para. Edhe pas ndarjes, miqesia e tij me Samanten si duket do te vazhdoje, pasi nga ne shoqerine e Kreshnikut na doli edhe nje profil i ish-te dashures se tij.
(panorama plus)

Kreshnik Kasneci Nuk Ka Deshire Te Flas Me Per Samanten