>
BIOSHQIP

Samanta Karavello: Njerëzit Të Harrojnë Shpejt

08-12-2012
Samanta Karavello është një nga këngëtaret e reja në moshë, por jo sa i përket viteve në skenë. I mungoi këtë vit skenave të festivale, por kjo për faktin se ajo kërkon shumë nga vetja, dhe gjithmonë kërkon që të paraqitet me materiale shumë të mira. Në një intervistë të dhënë për suplementin "Koha Tjetër", Samanta rrëfen për të përditshmen e saj, studimet, çfarë vlerësojnë të tjerët tek ajo dhe projekte e saj të radhës.

Ju kemi parë së fundmi të aktivizoheni në spektaklin "100 vjet muzikë", dhe ju ishit e ftuar edhe në natën që kushtuar kantautorëve, nga kush ju erdhi ftesa?

Ftesa më erdhi nga kompozitori Adi Hila për m'u është gjithmonë një nder dhe kënaqësi që jam pjesë e këtij spektakli dhe për më tepër e ftuar në atë mbrëmje ishte një kënaqësi edhe më e madhe. Atë mbrëmje këndova në duet me kantautorin Gjergj Leka këngën "Në parkun që mbuluan gjethet"dhe megjithëse ishte një këngë e kompozuar në vitin 1988, kur unë ende nuk kisha lindur, më pëlqeu shumë sepse ishte një këngë shumë e ëmbël dhe lozonjare, pra i afrohej shumë natyrës sime. Ishte kënduar nga shumë këngëtar dhe të them të vërtetën u ndjeva shumë mirë kur Gjergji më tha "je ndër të vetmet këngëtare që më kë pëlqyer në këtë bashkëpunim".

Ju ndiheni më mirë kur vini në duet apo kur këndoni solo?

Dueti është gjithmonë më i veçantë pasi shkrihen dy talente dhe emocione bashkë. Është shumë i bukur se ka një shpërthim emocional dhe kjo e bën këngën edh e më të bukur e më të fuqishme, për këtë arsye mua më pëlqen më shumë dueti.

Më thatë se kënga "Në parkun që mbuluan gjethet" ishte shumë afër natyrës suaj, ju si jeni në të përditshmen tuaj?

Në të përditshmen time jam po ajo vajza që kam qenë edhe kur nuk isha një person publik, pasi karakterizohem nga një thjeshtësi shumë e madhe. Një vajzë shumë e dashur që dhuroj dashuri dhe me aq sa më kanë thëne edhe të tjetër dhuroj pozitivitet tek të tjetër. Kështu jam në rrethin tim shoqëror por edhe në skenë, sepse pavarësisht se thonë që në skenë duhet të mbash një tjetër qëndrim, mund të them se njerëzit pëlqejnë absolutisht thjeshtësinë. Ndërkaq sa i përket aktiviteteve të përditshmërisë sime, një pjesë të mirë të ditës e kaloj në studion e inçizimit ku koha më kalon pa u kuptuar. Kaloj një pjesë të mirë të kohës me motrën time dhe me shoqet e mia të ngushta, të cilat jo vetëm që i kam prej shumë vitesh, por janë edhe kritiket e mia, kjo më pëlqen edhe më shumë tek ato.

Pra ju nuk mërziteni kur merrni kritika?

Mua më pëlqejnë kritikat dhe nuk bëj pjesë tek ata njerëz që mërziten nga ato. Kjo mbase sepse unë jam shumë kërkuese me veten time, dhe nëse nuk do t'i pranoja kritikat do të mbetesha në vend, nuk do të ecja përpara dhe nuk do të kisha rritje.

Meqë po flasim për rritje, ju jeni ngjitur në skenë shumë e vogël dhe në sytë e spektatorit mbeteni gjithmonë e vogël. Në të vërtetë ju tashmë jeni studente, ku studioni?

Është e vërtetë se mbetesh me atë imazh te fansat e tu, por në të vërtet jam rritur dhe sot ndjek vitin e fundit të masterit për marrëdhëniet me publikun, në një universitet privat. Është një degë që më pëlqen shumë dhe duket se po më jep shumë ndihmë edhe në menaxhimin e vetvetes. Këtë master po e ndjek pasi unë kam mbaruar trevjeçarin për gjuhë të huaj dhe jam diplomuar në gjuhën spanjolle. Kam pasur fat, pasi jam brezi i parë që mbaruam për këtë gjuhë me pedagogë spanjollë. Dhe kjo ka bërë që gjuha spanjolle të më hyjë shumë në zemër dhe më vonë do më pëlqente që të kisha edhe një produksion në këtë gjuhë, sepse mund të më hapë mundësira edhe në tregun muzikor atje.

Unë personalisht nuk i shoh gjërat si të pamundura. Pasi të mbaroni masterin, cili do të jetë profesioni juaj, përveç pasionit si këngëtare?

Po pse jo edhe një menaxhere shumë të mirë PR, megjithëse nuk e mendoj momentalisht, pasi jam në një moment ku mund të jap më të mirën time. Në një moment të karrierës ku më duhet të jem shumë koherente në treg. Për të nxjerrë produksione të reja sigurisht në kohën e duhur dhe t'i përkushtohem totalisht muzikës, sepse ky investim në këto momente do të më vlejë me siguri për më vonë, sa i përket ftesave apo koncerteve të ndryshme. Në rast se vonoj shumë në produksionin e radhës, nuk e nxjerr në kohën e duhur, kjo të zbeh edhe në treg. Tregu duhet menaxhuar shumë mirë, pasi njerëzit harrojnë shpejt dhe publiku në një farë mënyre është si ta më- sosh. Ndaj të duhet të jesh shumë prezent dhe te japësh shumë impakt që në daljet e para.

Ju në të vërtetë i munguat skenës së festivalit të "këngës Magjike" këtë vit pse?

Në fakt unë nuk isha gati, pasi ka momente kur nuk je gati, aq më tepër kur bëhet fjalë për festivalin "Kënga Magjike" që ka një audiencë shumë të madhe dhe unë e vlerësoj shumë, pavar- ësisht se ndonjëherë jam shprehur keq, pasi kam qenë më e vogël, (qesh).

Megjithatë ndoshta vitin e ardhshëm do të realizoj një produksion shumë të mirë dhe të të jem pjesë e saj. Po në festivalin e fundviti do të merrni pjesë?

Fatkeqësisht as aty nuk do të marr pjesë. Edhe pse isha vitin e kaluar pjesëmarrëse dhe u rendita shumë mirë, dhe dola edh në natën finale me një baladë. Mendova që të mos jem pjesëmarrëse këtë vit sepse m'u duk shumë afër menjëherë një vit më pas, por do të jem në vitet e tjera. Momentalisht jam fokusuar në produksionet e reja, në videoklipin e radhës, pasi kjo mendoj është më e mira për mua për këtë vit.

Flasim pak për jetën tuaj private, si reagon kur lexon gjëra të pavërteta për veten?

Në shumë raste kam lexuar thashetheme të ndryshme, më lidhin dhe më zgjidhin me shumë njerëz, shyqyr që nuk më kanë bërë të fejuar dhe të martuar. Në fillim të them të vërtetë jam mërzitur shumë, por më pas e kam kuptuar se jam pjesë e shtypit rozë, pasi dihet se kjo ndodh me të gjithë personazhet publike në botë. Tanimë kam kuptuar se kjo të mban ende në treg dhe nuk po më shqetëson më.

Thatë se ju kanë bërë në lidhje apo ju kanë ndarë, ju momentalisht a ndjeni për dikë?

Në fakt nuk më pëlqen të flasë për këtë pjesë dhe si të gjithë njerëzit e thjeshtë, pjesën e jetës privatë duan ta mbajnë sa më të fshehtë. Por unë e kam se kam një periudhë kohe që jam në një lidhje shumë të ngushtë me muzikën.

Të qenit person publik, për ju është një ndjesi e mirë, apo hera-herës ju bezdis?

Jo absolutisht nuk më bezdis, përkundrazi është një ndjesi shumë e mirë dhe unë jam mësuar me këtë ndjesi tashmë. Dihet se përshtypjet e njerëzve karshi artistëve janë të ndryshme, herë pozitive herë negative. Asnjëherë nuk mund të gjesh një publik që të dashurojë 100 për qind., kjo na bën edhe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Unë jam munduar që të realizoj produksione të ndryshme që të kem fansa të grupmoshave të ndryshme, edhe pjesëmarrja në spektaklin 100 vjen muzikë, apo këngët e shekulli, bëj për vete edhe një brez paksa më të madh.

Para pak kohësh pamë se filluat të eksperimentonit me lookun, dhe sot jeni rikthyer në lokun tuaj të përhershëm….

Është e vështirë që të bësh ndryshime, pasi duhet të jesh shumë e vendosur në atë që t'i bën. Atë moment isha shumë e vendosur në ndryshimin që doja të bëja dhe në të vërtetë ai pati shumë impakt te njerëzit. Por është e vështirë që ta ndjekësh gjithmonë, pasi të vesh në kokë ngjyra portokalli, apo të kuqe, duhet t'i mbash me shumë kujdes, kështu që sot jam kthyer në ngjyrat e mia natyrale, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndryshoj sërish. Sepse nuk më pëlqen që të qëndroj gjithmonë me të njëjtin look, aq më tepër tek një artiste është e domosdoshme, them unë.

Ju mendoni një ndryshim, sa herë bëni një klip të ri?

Përveç kënaqësisë sime personale edhe për klipin e ri.

Cili është komplimenti më i bukur që keni marrë, pasi besoj kanë qenë të shumtë?

Komplimentet sigurisht që kanë qenë të shumta, por ajo që më ka mbetur në mendje është ai që kam marrë kur isha vetëm 12 vjeçe dhe regjisori i spektaklit "Ethet e së premtes mbrëma", më tha natën gjysmëfinale të spektaklit "Ti do të jesh shkëlqimi i mbrëmjes së sotme", është një kompliment që unë nuk do ta harroj kurrë.

Ju tani më jeni bërë shumë e njohur, por a keni një këngëtare apo këngëtar, të cilit i referoheni?

Absolutisht që ne nga këngëtarët në botë insipirohemi, por është ndryshe të frymëzohesh dhe ndryshe të kopjosh. Unë asnjëherë nuk kam bërë kopje, si për shembull nga Rihana apo nga Beyoce, me gjithë se janë zëra shumë potentë sot në botën muzikore. Kur flas për insipirem më shumë i referohem produksioneve të reja, se çfarë pëlqehet sot në tregun botëror muzikor. Gjithmonë më pëlqen që të jem vetvetja, kjo jo vetëm në këngën time por edhe në imazh.
(Yllka Selita KOHA JONE )

Samanta Karavello: Njerëzit Të Harrojnë Shpejt