>
BIOSHQIP

Samanta Dhe Kledi Përfundojnë Xhirimet E Klipit Të Ri

11-01-2014
Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, ka nisur Vitin e Ri 2014 me një duet të ri muzikor në bashkëpunim me kompozitorin Kledi Bahiti. 24-vjeçarja sapo ka realizuar xhirimet e klipit të ri “Më jeto”, që do të nisë të transmetohet në kanalet muzikore shqiptare javën që vjen. ”Jam e ftuar nga Kledi në këtë këngë me temë sociale, që do të jetë dhe dalja ime e parë në muzikë për këtë vit”, është shprehur Samanta. Në fund të vitit të kaluar, ajo foli për këtë bashkëpunim të saj ndryshe me Bahitin, i cili në këtë klip të ri nuk ka vetëm rolin e kompozitorit, por edhe të këngëtarit. Kënga është baladë e një dimensioni tjetër, pasi Samanta dhe Kledi nuk i këndojnë dashurisë, por u këndojnë problemeve që ndeshim në jetën tonë. Duket se këngëtarja është pozicionuar mirë në tregun muzikor, pasi tashmë është duke punuar për disa këngë të reja, të cilat janë të një stili tjetër. Rrymat muzikore që ajo po lëvron tashmë, janë R&B dhe reggae, pasi mendon se i shkojnë si rryma muzikore.
(Panorama)

Samanta Dhe Kledi Përfundojnë Xhirimet E Klipit Të Ri