>
BIOSHQIP

Së Shpejti Klipi I Ri Nga Shyhrete Behluli

19-03-2014
Ka nisur punën në videoprojektin e ri për të cilën këngëtarja Shyhrete Behluli thotë se do të jetë me mjaft risi. Kënga e cila pritet të emërohet gjatë këtyre ditëve, është e përgatitur nga Ilir Berani, i cili e ka bërë melodinë dhe tekstin, ndërsa orkestrimi është bërë nga Virusi.

Sipas Shyhretes kjo këngë do të jetë mjaft e veçantë, pasi që do ta prekë një temë të rëndësishme në shoqërinë tonë. “Kam vendosur që deri në plasim të këngës mos të jap shumë detaje rreth tematikës që do të trajtoj në të.

Ajo që mund të them tani është se kënga nuk i kushtohet dashurisë, por trajton një temë mjaft të rëndësishme. Iliri ka përgatitur një tekst të mrekullueshëm që dua të mbetet surprizë deri në plasim. Uroj që edhe kënga edhe videoklipi të pëlqehen në publik”, ka thënë ajo. Shyhretja për sezonin e verës planifikon të sjellë edhe disa këngë të reja bashkë me videoklipe.
(Zëri)

Së Shpejti Klipi I Ri Nga Shyhrete Behluli