>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha, Video E Re Me Max Productions

10-05-2012
Këngëtari Sinan Hoxha do të vijë këto ditë me një video të re, ku do ta shohim mes dhjetëra vajzave që duket sikur janë police të veshura me të zeza.

Pak a shumë kjo do të jetë një nga pamjet e videos, ku ne siguruam këtë foto, dhe mësuam se klipi është xhiruar nga produksioni "Max Productions" në Tiranë.

Rryma pop-folk dhe ritmi që e karakterizon të kënduarën e këngëtarit të njohur, do të vijë edhe në këtë këngë të re, por këtë herë vetëm, pa Seldin.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Sinan Hoxha, Video E Re Me Max Productions