>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha: Evelinda Nuk është E Dashura

16-08-2012
E kemi parë ditë më parë që vajza që është në krahët e këngëtarit Sinan Hoxha të përmendet nga dikush, apo në interes të artistit si e dashura e tij. Ja ku ne e zbulojmë këtë lajm, vajza është thjesht një modele simpatike që mori pjesë në spektaklin 'Miss Diaspora Germany 2012' dhe quhet Evelinda. Është nga Peja, por jeton në Gjermani. Madje, ashtu siç ka dalë, më shumë artistë dhe personazhe të tjerë, Evelinda është fotografuar edhe me Sinan Hoxhën, por nuk është e dashura e tij, pasi vajza, sa e dimë ne, është e lidhur me një person tjetër po në Gjermani. Si duket, nga kjo e dashur e ashtuquajtur, Sinani sërish ka mbetur me gisht në gojë, ndërsa punët i ka shumë mirë tashmë sërish me Seldin nëpër koncertet që ata janë duke i zhvilluar së bashku.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Sinan Hoxha: Evelinda Nuk është E Dashura