>
BIOSHQIP

Sinan Hoxha Feston Ditëlindjen

07-09-2013
Ka shumë vite karrierë në muzikë, po aq vite i ka mbi shpinë, ndaj Sinan Hoxha preferon ta mbajë sekret moshën për publikun. Këto ditë ai ka festuar ditëlindjen, me pak pushim dhe relaks në pishina, ndërsa ka mbyllur një sezon intensiv koncertesh në Shqipëri dhe në botë. Sinani ka mirëpritur urimet e shumta për ditëlindje, por ashtu si shumë këngëtare femra preferon të mos vendosë numër në tortën e ditëlindjes, për ta ruajtur moshën si diçka private. Për të dëshmuar se është ende në formë dhe mjaft i kuruar, ka postuar këtë foto i zhveshur në pishina për ditëlindjen e tij. Sinani këtë verë është konsideruar si këngëtari më prodhimtar, pasi ka publikuar tri klipe verore, ku më i klikuari në youtube ka rezultuar “Gili, Gili”. Në një intervistë për mediat kosovare, ai u është përgjigjur disa pyetjeveve intime, duke lënë mënjanë tabutë. Ai ka pohuar se kur zgjohet në mëngjes konsumon çajin, pas seksit preferon cigaren, preferon të vishet sport në jetën e përditshme dhe klasik në skenë, dhe se ende nuk është gati për të pasur fëmijë, që të mund të dijë si t’i edukojë. Po ashtu, ai e ka pohuar se emri i tij Sinan është i shëmtuar, por kur e thërrasin Sinan Hoxha i tingëllon disi më mirë.
(Panorama Plus)

Sinan Hoxha Feston Ditëlindjen