Më mbaj mend (për 1 muaj)

2ton Sqaron Këngën E Tij Të “Vjedhur”

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  8
[21-09-2015]
“Ani nasht” e reperit 2Ton është njëra nga këngët më të pëlqyera këtë verë.

Projekti, i cili ka arritur afro nëntë milionë klikime në kanalin “YouTube”, doli të ketë ngjashmëri me këngën “Living in love” të reperit amerikan l-Wayne.

Rep artisti shqiptar, emri i vërtetë i të cilit është Arton Avdyli, për Telegrafin pranoi se këngët kanë ngjashmëri mes tyre, por duke mos e cilësuar si të vjedhur.

“ E vjedhur nuk është. Po ndoshta është inspirimi sepse atë këngë e kam dëgjuar më herët, por kjo është tjetër gjë. Këngët mund të përngjajnë me njëra tjetrën, ama e vjedhur nuk mund të quhet”, tha reperi ferizajas duke u shprehur i kënaqur me arritjet e kësaj kënge, por edhe të projektit të tij të fundit “Parameno”.

Kjo këngë në vetëm pak ditë ka arritur të mbledhë më shumë se një milion klikime në kanalin “YouTube” duke u shndërruar në njërën nga këngët më të pëlqyera të momentit.
 (Telegrafi)


      2Ton - Ani Nasht [Teksti dhe Klipi]

Komente 0