>
BIOSHQIP

2 Ton, Gati Bashkëpunimet Me Skivin Dhe Dafinën

15-06-2013
Kënga e tij ‘Ku po rrin' është një nga këngët më të klikuara në kanalin Youtube. Fjala është për reperin më ‘in’ të momentit nga Ferizaj, i cili quhet Arton, por që në muzikë njihet si 2 Ton, pasi dikur ishin dy vetë në grup e tashmë është vetëm ai. 2 Ton në një intervistë ekskluzive për programin Mix-Max ka treguar se nuk i pëlqen të jetë pjesë e një labeli shqiptar, pavarësisht se ka shumë ftesa, por të bashkëpunojë gjithmonë me ta. Ndërsa shumë shpejt ka në dorë edhe disa bashkëpunime të tjera, një me Skivin e Skillz, dhe një tjetër me këngëtaren Dafina Dauti. 2 Ton nuk e shohim shumë nëpër media, por ka zgjedhur të rrëfehet në këtë program ku ka treguar edhe shumë gjëra, madje edhe disa emra femrash që gjithmonë i japin komente dhe e ndjekin.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)