>
BIOSHQIP
Biografia
Mc Don Act (Edon Aliu) u rrit rrugeve te Lipjanit. Duke jetuar me minoritetin serb, pati shume konflikte dhe ngatrresa. Kur ishte femije, Edonin e therrisnin "Ciga". Ai formoi nje grup duke u ngaterruar me "shki" e me lagje te tjera. Mbas luftes ne Kosove, Edoni emigroi ne Londer. Aty ishte e veshtire te ambjentohej lloj lloj rracash e kulturash. Qe diten e pare te shkolles i theu dhembet njerit e pas disa kohesh u perjashtua nga shkolla. Me muzike filloi te merrej kur ishte 15 vjeç dhe formoi nje grup ne shkolle (Londer). Ai se bashku edhe me nje zezak e nje arab filluan te beheshin EMCEE. Ne Londer e therrisnin Don, keshtu qe vendosi te linte emrin e artit Mc Don. Ne moshen 16 vjeçarare, u takua me Shqipa Man (Aka Cobra) Shkodran dhe formoi grupin ACT GANG (All Certified Thugs). Aty merrnin pjese ArtzMan (vellau i tij), Shqipa Man, Grizzle, Yeton, AG, Dice, Xhima etj. Filloi Si grup rrugash per te ndihmuar njeri-tjetrin ne beteja, konflikte me raca te tjera. Ne moshen 16 vjeç, Mc Don se bashku me Act, inqizuan kengen e 1 ne studio ne Londer. Por ngatrresat nuk u ndaluan, kur ata moren 1 zone nen kontroll (Harrow Borough). Disa prej tyre rane brenda neper burgje per ta marre ate zone. Kane pas lloj lloj ngatrresash dhe per to u fol edhe ne tv e Londres. Shume vete kan hy ne at grup, disa jane larguar, por vetem sqipet e verteta kan qendru ne ACT. Mc Don realizoi disa kenge si "Pisat", "Underground" etj, Per disa kohe e lane muziken pas dore per shkak te problemeve qe paten me policine, por me pas u rithyen.

Në Maj 2009, Act merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Nuk Ka Me Real", në bashkëpunim me Cronki.

Më datë 30 Shtator 2010, Act Gang publikon videoklipin "Click Clack", në bashkëpunim me Pupz, Artz & Gk.

Më datë 26 Dhjetor 2010, Act publikon videoklipin "Act Smn". Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 9 Dhjetor 2011, Act publikon videoklipin "Bang Bang".

Më datë 23 Maj 2012, Act Gang publikon videoklipin "Prezantimi".

Më datë 20 Korrik 2012, Act publikon videoklipin "Act Ti Vec Kce".
DËRGOI:

KATEGORI: