>
BIOSHQIP

Adea Pula Rikthehet E Rritur

14-07-2015
Vajza që jemi mësuar t’u këndojë këngë fëmijëve nuk është më e njëjta

Adea Pula ka vendosur ta testojë opinionin – duket me sukses, pas një shkëputjeje nga skena që nga koha kur këndonte këngë për fëmijë.

Së fundmi ajo ka publikuar një këngë – cover, të Jennifer Hudson të titulluar “And I’m telling you”.

Adea është shndërruar në një vokal që mund t’i bëjë konkurrencë këngëtareve aktuale të estradës sonë.

Kënga e saj dhe vetë rikthimi në skenë i Adeas është pëlqyer mjaft shumë nga fansat e saj.
(Indeksonline)

Adea Pula Rikthehet E Rritur