>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili Rrefehet Në Emisionin Rubikon Të Ktv-Së

27-01-2012
Këngëtarja më e njohur kosovare e viteve të fundit, Adelina Ismajli ka rrëfyer jetën e saj në emisionin Rubikon të KTV-së. Fillimisht, ajo ka folur për të dashurin e ri Valin, duke thënë se dëshiron ta mbajë personale lidhjen e larg publikut, por prapë ka folur për të.

"Unë nuk flej me xhirollogarinë e të dashurit tim, por me centimetrat e tij", ka thënë Adelina.

E pyetur për lidhjen me Enver Sekiraqën e Triumf Rizën, ajo ka mohuar se është bërë shkak ndonjëherë për përleshjet midis tyre.

Madje, për Sekiraqën ka thënë se janë të tjera këngëtare që e njohin shumë më mirë se ajo.
Adelina i është kthyer edhe rrahjes me Leonora Jakupin, duke thënë se nuk pajtohet asnjëherë me të, për shkak se ajo e ka shfrytëzuar këtë rast edhe më vonë për ta sulmuar e për të popullarizuar veten. Këngëtarja e shumë hiteve ka thënë se vazhdon të mbetet Rugoviste, por nuk do të thotë se është akoma me LDK-në.

Po ashtu Adelina gjatë emisionit ka thënë se do të jetë një nënë e mirë për deri sa fëmijët e vet do të rriten në Zvicër. Ajo ka treguar se vjehrri e vjehrra e saj janë profesor të Gjuhës Frenge përkatësisht Gjuhës Shipe.
(Telegrafi)

Adelina Ismaili Rrefehet Në Emisionin Rubikon Të Ktv-Së