>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili, Pyetje Nga Fansat

14-04-2012
Adelina Ismaili, ose kengetarja e afirmuar edhe ne shkalle nderkombetare, ka kohe qe eshte bere idhull i shume njerezve pa dallim moshe gjinie dhe perkatesie. Ajo, me konsekuence deri ne fanatizem po i realizon synimet ne lemin e muzikes, duke prekur edhe majat e saj. Origjinaliteti, zeri, repertoari, sharmi skenik dhe sinqeriteti e bejne Adelinen te adhuruar dhe te vleresuar. Nje nga virtytet e saj eshte edhe modestia dhe te qenmit falenderuese. Suksesin e saj ajo ia dedikon Zotit, punes, familjes, perkrahesve dhe adhuruesve te saj te shumte.

Arti i saj muzikor po shijon madheshtine dhe krenarine, Adelina ky yll polar, po shndrit vezullueshem kudo qe paraqitet ajo. Karriera e saj e ndertuar me mund e sakrifice, por edhe me shume dashuri, duket se nuk do te kete kufi.

Fama e Adelines po rritet perdite e bashke me te po merr shkelqim dhe po shndrit edhe arti muzikor si nje art suprem dhe elitar. Prandaj, nuk thuhet kot se pa muzike jeta do te ishte e varfer, e vaket, kurse kush kendon nuk mund te mendoje keq. Adelina, me pozitivitetin e saj i ka krijuar vetes nje lapidar fame e madheshtie, qe do t'i sherbeje si udherrefyes krenarie.

E mbareshtroi: Shaqir Foniqi

Telegrafi: Ja rasti qe serish t'iu intervistojme per te kuptuar se cka ka arritur ne nderkohe Adelina Ismaili ne lemin e muzikes ne shkalle kombetare dhe nderkombetare. Adelina, po e fillojme me aktualitetin, cka ka te re ne boten tuaj artistike dhe private?
A. Ismaili: Ne jeten private gjithcka eshte sic eshte tash nje kohe, e lumtur sa s`thuhet. Ne lemin artistik jam duke pergatitur album internacional, por edhe shqiptar, ku do nderthuret muzika shqiptare me trendet perendimore. Jam duke u pergatitur per Festivalin Internacional te Klipit ne France ku jam perzgjedhur para pak kohesh dhe per rolin e veshtire qe me eshte besuar si anetare jurie ne Miss dhe Mister Zvicra frankofone 2012. Me nje fjale, kam 12-13 ore pune ne dite.

Telegrafi: A ka me shume pune apo talent te ju?
A. Ismaili: Thone qe diku 3% eshte talenti te njeriu, 97% e me shume puna per ta kultivuar nje talent qe e fal Zoti tek nje qenie njerezore. Edhepse veten e quaj pertace te madhe, besoj qe asnje talent nuk mund te plasohet pa shume pune, mund e sakrifice. Te gjithkush, edhe tek une me shume pune.

Jeni artiste qe i jeni futur skenes qe ne moshe te re, duke bere qe per pak kohe te beheni idol nga te gjitha gjeneratat. Tash pas kaq shume vitesh, kur shohim videot e tua, verehet qartazi se te ju pervec shpirtit tuaj artistik fshihej edhe shpirti juaj revolucionar. Performanca, energjia pozitive, loja skenike, intervistat aq te guximshme dhe kenget tua, jane dicka qe te bien ne sy qe ne momentin kur sheh vogelushen Adeline...Ti si ndihesh kur i sheh ato video? Cili eshte reagimi juaj i pare? Te pershendes nga thellesia e shpirtit tim duke te uruar cdo te mire ne jete... Me shume dashuri, adhuruesja jote Elmedina Ademi.
A. Ismaili: Habitem si kishte mundesi qe aq e re te kisha ato ide. Kam ndjenjen qe gjeneratat tona ishin shume me moderne sesa keto tash, kurse te prinderve tone me modern sesa ne vet. Me duket se po te realizoja ato ide tash, do me gurezonin hahaha. Kujtoj si improvizoja skenografi me gjera shtepie, duke u ruajtur nga milicia serbe ne cdo hap, punonim me kamera dore qe tash as ne muze nuk i gjen. Krenohem qe kam guxuar dhe me vjen keq pse nuk kemi qene shtet qe te mos lejohet te perfitojne matrapazet nga gjithe ajo pune. Ne pergjithesi ndjehem mire ne raport me veten. Reagimi i pare qesh shume kur i shoh, posacerisht me hedhjen e rrobave ne publik qe si femije e mendoja si nje dhurate per publikun. E dashur Elmedina, prano pershendetjet e mia dhe falenderimet me te sinqerta.

A keni qene e lazdruar (capkene), a keni bere probleme? Cilat keshilla te nenes iu kujtohen sot?
Me respekt dhe konsiderate, Rinushja.
A. Ismaili: Jo, edhe pse duket ndryshe hahahahaa. Thone qe kam qene me e urta nga femijet e familjes, po flas per femijerine e hershme. Nena thote qe po te mos ishte ushqimi qe e kerkoja cdo ore, nuk do dinte a jam aty apo jo, hahaha. Kur jam nisur ne shkolle, sikur cdo femije dhe une kam pesuar nje ndryshim. Nuk kam ngacmuar e para kurre, por nese me kane ngacmuar, kam kthyer shumefish. Cdo keshille e nenes me kujtohet, ajo me keshillon edhe sot e kesaj dite. Do permendja dy qe i kam si lajtmotiv ne jete: "Bej per tjeret ate qe deshiron tjeret te bejne per ty" dhe "Respekto veten nese do te jesh e respektuar nga tjeret".

Ka nje kohe qe ju keni kaluar kufijte nacional dhe po beni emer ne Evrope, sidomos ne Zvicer dhe ne France. Pse e moret kete hap per te shkuar jashte? Ju duket se ketu nuk ju kane cmuar sa duhet dhe ku kane hyre ne hak?Drilon Thaci
A. Ismaili: Erdha qe te ikja nga karriera dhe te jetoja per pak kohe nje jete normale. Asgje rreth meje me nuk ishte e vertete dhe thelle brenda e dija qe askush nuk ka te drejte te me shkaterronte mua dhe familjen vetem pse jam kjo qe jam. Doja te dija kush ishte gabim, dhe deshi Zoti e morra vesh shume shpejt. Nuk planifikoja asnje lloj karriere, por koncertin te cilin e kisha planifikuar te fundit ne jete, ma kerkoi MediaMarkt ta regjistronte dhe ta hidhte ne shitje. Pas suksesit te shitjes, ndryshoi gjithcka dhe vendosa te vazhdoj edhe pak, presioni nga fansat rritej cdo dite. Publiku me ka cmuar ne masen me te larte te mundur, por "te medhenjte" dhe censurat, sabotimet, bojkotet, shpifjet kishin arritur kulmin. Duhej te beja zgjedhjen, dhe e bera.

A iu eshte dashur shume mund qe te thyeni kufijte dhe paragjykimet, te cilat kane mbreteruar dhe vazhdojne te mbreterojne per ne, jashte? Loriana Fona
A. Ismaili: Fatkeqesisht, ka pasur dhe eksperienca te tilla. Jo shume, por ka pasur. Ishte e veshtire qe e para te filloje te deshmoje qe kemi art, kur vjen pas 22 vitesh nga nje vend i cili njihet ndryshe kendej. Tash habitem si kisha vullnet qe t'i detyroja te gjithe ata me te cilet punoj te merrnin vesh sa te cmuar e kemi lemine muzikore. Nuk kam preferuar te flas per veshtiresite asnjehere, sepse para 3 vitesh do keqkuptohesha nga shqiptaret e mi. Por tash kur kane filluar te korrin suksese dhe tjere kendej, imazhi per ne shpresoj te permiresohet. Shpresoj qe ne te arrijme ta permiresojme.

Pershendetje, kengetarja e zemres sime. Kohet e fundit, projektet tua kane depertuar fuqishem edhe ne tregun evropian, ku po leni gjurme te pashlyeshme ne nje konkurrence kaq te madhe. Kjo na ben krenar neve adhuruesve tuaj duke rritur famen tuaj dhe krenarine tone. Nuk ka dyshim se emri juaj tashme po skalitet me germa te arta ne arealin muzikor. Edhe nje here keni deshmuar se ju nuk jeni kengetare e rastit por nje artiste e lindur e skenes. Te cmoj dhe te dua, pambarimisht Elmedina Ademi.
A. Ismaili: Kur me kthyet ne skene para atyre kater vitesh, isha e frikesuar se nuk do arrija te permbushja ate qe prisnit nga une. Fati me dha nje shans t`ju bej krenar me veten tuaj, qe perkrahet nje njeri qe iu do dhe jeten e ben me ju. Sukseset e mia jane produkt i kesaj dashurie qe kam me ju, dhe jemi 26 vite bashke. Nuk ju quaj fansa, ne tashme jemi familje te cilen nuk e ndan asgje. Sukseset jane tuajat. Posacerisht per videon qe ju fansat bete nga te gjitha trojet shqiptare me rastin e datelindjes sime. Ishte dhurata me e cmuar ne jeten time dhe nuk mund t'i ndalja lotet e gezimit kur e shikova. Eshte dicka qe nuk me ka ndodhur kurre dhe e ruaj si margaritarin me te cmuar. Ishte kulmi vet dhe gezohem qe kam rastin t`ju falenderoj qe te gjitheve. Edhepse pres shansin kur mirenjohjen time do ta shpreh me vepra, dhe jo vetem fjale. Jam njeriu me fatlum ne bote, sepse kam fansa si ju.

Cili kengetar apo bend ka patur ndikim ne formimin tuaj kur keni qene e re?B. Graicevci, Alma Barbullushi
A. Ismaili: Kontakti im i pare real me muziken ishte kur fillova shkollimin muzikor dhe ndikimi me i madh ne mua eshte jeta dhe vepra e Mozartit. Si njeri i cili tmerresisht u gjykua dhe sabotua nga muzicientet e oborrit mbreteror, u adhurua nga populli pafundesisht, theu shume rregulla te muzikes klasike dhe jetoi jeten per qejfin e vet, mbetet nje influence e larte edhe ne melodite e tij aq te pelqyeshme. Me pelqente me vone dhe Madonna e cila gati cdo kenge e ka hit qysh nga fillimi i karrieres dhe imazhi i saj qe tregon se arti eshte dicka qe kerkon lirine absolute dhe asnje lloj censure. Kisha dhe periudhat kur pelqeja Jim Morrison apo Nirvana. Pastaj grupi Prodigy. Dikur degjoja me pasion dhe Run Dmc deri me vone tek Eminem. Pergjithesisht muziciente qe krijuan per qejfin e vet, i duan te gjithe, nuk cane koken per censurat e kohes dhe jane ne histori. I dua ata qe jane rebel te mencur muzikor dhe vene vepren e vet mbi kohen, vendin dhe mendimet e tjereve.

Telegrafi: Sa ka intelektualizem ne mesin e estrades sone?
A. Ismaili: Ka njerez qe guxoj t'i quaj intelektual te vertete, por jane te pakte. Kryesisht kemi te bejme me njerez qe mund te quhen gjysme analfabete. Kjo eshte deshperuese dhe verehet ndjeshem ne intervista. Kjo shpjegon dhe pse kemi shume thashetheme ne shtypin roze, e pak intervista ne revista apo emisione prestigjioze. Dhashte Zoti qe askush mos te bej nje test diturie mes kengetareve tone dhe atyre te huaj. Edhe nese behet, ti zgjedhim tonet fshehtas, hahahaha. Ngritje me te madhe intelektuale shoh ne lemine e gazetarise, edhepse tek ne mbetet profesion jo i cmuar sa duhet. Edhepse gazetaret i kam "armiqte me te dashur", sepse shpesh habiten dhe na fusin te gjitheve nje thes, me pergjegjesi te plote them qe, momentalisht, aty kemi njerez me te ngritur sesa ne skene.

Telegrafi: Po te kishit mundesi a do t'ua ndalonit ndokujt qe te kendonte?
A. Ismaili: Askujt. Ate gje guxon ta beje vetem publiku. Une nocionin demokraci e kuptoj dhe jetoj ne kuptimin e plote te asaj fjale. Ndoshta do e ndaloja transmetimin e kengeve te perkthyera nga serbishtja, greqishtja dhe turqishtja. Per te shpetuar melosin e paster shqiptar.

Nese do t'ju jepej mundesia qe te benit nje duet me Viktorin (UniKKatiL) ose me Besnikun(2po2), a do ta pranonit nje ftese te tille? Fejzullah Ahmeti, Agron Daka.
A. Ismaili: Do kerkoja pergjigje nga fansat. Do kerkoja te bejne nje sondazh dhe me vendimin e tyre do pajtohesha. Kam kater vite qe urdhrat i marr vetem nga ata.

Si jeni ndjere kur adhuruesi juaj, kengetari i ri Albert Pestisha, ua ka kushtuar juve nje kenge?
Alberti
A. Ismaili: Nuk di ta shpjegoj, eshte nje gje qe me ben te krenohem aq shume saqe nganjehere mendoj "A ka ndodhur valle pernjemend?" Une po kerkoj forma te pafundme qe ta shperblej admirimin e Albertit te cilin fatkeqesisht nuk e kam takuar kurrc, por cdo dhurate per kete kengetar te ri me duket e vogel. Nuk eshte aq e thjeshte te perballesh me adhurim te tille dhe une dua qe Alberti te jete krenar me mua gjithe jeten. Eshte ndjenje e pashpjegueshme te kesh nje kenge kushtuar ty dhe, lutem qe Alberti te jete krenar me mua gjithmone.

Si adhurues i yti, me intereson te di se si ndihesh kur edhe pas 25 vjeteve ne skene, adhuruesit tuaj jane te emocionuar, madje edhe te perlotur duke kerkuar takim me ty? Cfare ndjenje eshte kjo per ju?
A. Ismaili: Cdohere ndjehem sikur heren e pare. Cdo dalje ne skene eshte e para. Emocionohem shume dhe mundohem te fsheh lotet kur shoh fansa qe qajne. Flas shume dhe thjeshtezohem ne nivelin me te mundur qe te me perjetojne sa me normalisht qe eshte e mundur. Mundohem te normalizoj gjendjen. Bej gjithcka ne fuqine time qe te ndjehen mire dhe te harrojne Adelinen kengetare. Eshte nje ndjenje pas se ciles i thua vetes: "Nuk me duhet me shume nga Zoti". Nuk aktroj nje VIP mendjemadhe qe gjoja dikush ia paska me borxh admirimin, por as nuk u vardisem false. Jam vetja dhe nganjehere nuk arrij te kontrolloj situaten dhe as veten. Ndjenjat jane hyjnore, eshte veshtire te arrish t'i nderosh barabarte. Pastaj, me dite te tera jam nen efektin e atij eksplodimi dhe mendoj sa fatlume jam.

Pyetja tjeter. Pervec popullit dhe familjes qe te kane perkrahur gjithmone dhe te kane mbetur besnike, sa jeni e kenaqur me mbeshtetjen e institucioneve te Kosoves?! Ju pershendet Dardan Krasniqi nga Malisheva, adhurues i perjetshem.
A. Ismaili: Pershendetje Dani, tani e pash qe je ti. Te falenderoj nga zemra. Nuk kam kurrfare ndjenje per asnje institucion kosovar. Kurre nuk kam kerkuar, por kurre as nuk me kane dhene asgje. Kam shperblimet per punen time nga Ambasada Amerikane dhe Presidenca Rugova, kam dhe shume falenderime, dekorata, mirenjohje, etj., nga shoqata te ndryshme jo institucionale, te cilat nuk i kam bere publike kurre. Do t'i bej nje dite dhe ka te tilla qe vertet do habisnin struktura te ndryshme. Nuk kam vrapuar pas institucioneve, admirimi i audiences per mua eshte cmimi me i larte qe nje artist mund ta fitoje. Shkurt, asnje institucion nuk me ka perkrahur ne asnje projekt. E kunderta, ka ndodhur te vjedhin projektet e mia dhe t'i prezantojne sikur te vetat, hahaha. 4 vite me radhe kam prezantuar projekt ne nje medium dhe doja vetem te me lejohej transmetimi, te gjitha shpenzimet i merrja persiper vet. Me eshte refuzuar, me eshte vjedhur ideja, skenari, skenografia, te gjitha dhe i jane dhene nje kengetareje tjeter. Isha totalisht e thyer. Por tash kjo eshte prapa meje, larg, nuk me lendon me.

Tash qe keni depertuar dhe jeni larguar jashte Kosoves, a iu mungon publiku i Kosoves dhe a mban lidhje me ta? Historian Hekuri, nga Peja.
A. Ismaili: Ka vetem nje vit qe s`kam kenduar ne Kosove, mendoj qe nuk eshte mungese e gjate, edhepse nga fansat po perjetohet si shume e gjate. Ne kontakt me fansat e mi jam gjithmone, ne menyra te ndryshme. E vetmja gje qe nuk mund ta ofroj eshte shfaqja ime ne televizione. Nuk mund ta arrij, prandaj mundohem ne forma te ndryshme ta kompensoj, qofte me intervista te shkruara, apo koncerte, informoj fansat per cdo gje, etj. Gjithsesi, me mungon publiku im kosovar, kete nuk mund ta mohoj dhe dua t'i falenderoj nga zemra te gjithe ata qe erdhen ne Ulqin vitin e kaluar, enkas per koncertin tim. Nga zemra faleminderit qe udhetuat, shpenzuat, u kenaqem bashke ate dite dhe ate mbremje.

Keni deklaruar se u eshte dashur vetem nje minute qe te dashuroheni. Kaq e thjeshte eshte kjo? Goneta Gashi nga Prishtina
A. Ismaili: Varet ne kend dashuroheni. E kam thene figurativisht dhe jo literalisht, sepse nuk kam leshuar kronometrin te maste kohen per sa do dashurohesha, hahaha. Ndoshta ka qene nje sekonde, ajo sekonda magjike kur ne shpirtin e nje femre ndritet gjithcka. Dashuria e vertete asnjehere nuk mund te jete e komplikuar. Komplikimet ndodhin tek njerezit qe nuk jane te sigurt ne veten dhe ndjenjat e tyre. Po e dashur Goneta, dashuria e vertete ndodh menjehere ose, kurre.

Dhurata eshte dicka e shenjte (madje e deshiron edhe mbreti). Ju, cka i keni dhuruar per here te pare te dashurit tend?Besim Fetahu
A. Ismaili: Puthjen ne faqe...Dhuratat materiale, sic jane oret, veturat, kemishet, etj., nuk i konsideroj dhurata te verteta, per mua mbeten gjera qe nje dite dalin nga funksioni. Ndjenjat, respekti,mirekuptimi dhe te gjitha ato gjera qe sot nencmohen aq shume, per mua jane dhurata te verteta. Nese insiston, ok, ja pergjigja. Ishte nje ore dore, Rolex.

Thuhet se femrat dashurojne me zemer, po meshkujt...? Agrina Dervishi, Durres.
A. Ismaili: Edhe meshkujt kane zemer. Ndarjen gjinore nuk e kam perjetuar kurre ne masen ekstreme. Jam rritur dhe edukuar ne nje rreth ku femra dhe mashkulli konsiderohen te barabarte. Ata qe dashurojne pa zemer, nuk dashurojne. Ate soj njeriu duhet braktisur menjehere, mendoj. Pyet meshkujt e dashuruar po nuk me besove, hahaha. Ne femrat kemi dyshimet tona dhe kjo eshte normale. Prandaj, duhet qene shume e sigurt ne ndjenjat tua, qe ta kuptosh cfare do ai zoteri perballe teje. Se paku, keshtu mendoj une.

Eshte pak nje pyetje jo gjithaq e kendshme, por dua t'ju pyes, se cka i bashkon femrat dhe meshkujt dhe a pajtoheni me nje thenie filozofike hipotetike se dashurine e shkaterron shtrati?Ju falenderon paraprakisht, Luani.
A. Ismaili: Nuk e konsideroj pyetje te pakendshme, gjithsesi faleminderit per kujdesin. Besoj qe femra dhe mashkulli jane binom i krijuar nga nje force me madhore se ne, dhe si te tille mund te kene shume gjera te perbashketa. Edhe kundershtite kane lezetin e vet, dy njerez identik nuk besoj qe do mund te funksionin normal. Eshte si ajo puna e shpirtit binjak qe ndodh dhe nuk shpjegohet me pak fjale. Kete thenie filozofike nuk e mbeshtes, nuk e shoh si te qelluar. Shtrati nuk eshte vetem per te nisur femije ne te. Nese semureni dhe shtriheni ne shtrat, kujdesi i se dashures suaj do perforcoje dashurine.

Sigurisht qe i doni femijet. Sa femije te keni dhe te cfare gjinie? Jorina, Ryva, Drin Kryeziu, Bekim Cahani, Rea Minci.
A. Ismaili: Patjeter qe i dua femijet, mund te quhet adhurim. E vetmja enderr e parealizuar ne kete jete me ka mbetur ajo hyjnorja, te behem nene. Edhe ndonje dite, hahaha. Qe dua shume femije e kam treguar shume here, larg qofte te me shkoje mendja ndonjehere se cfare gjinie do te jene. I lutem fatit vetem te jene te shendoshe dhe te jetojne si ua do zemra atyre.

A mendoni se e keni arritur famen e mjaftueshme, a iu pengon fama dhe a mendoni se jeni e realizuar, apo ende jeni ne kerkim te realizimit? Bleona Fona.
A. Ismaili: Une kam kapercyer limitet e fames qe mund ta bart. Megjithate, 26 vite te jesh qendra e vemendjes here me pak e here me shume, eshte teper. Eshte nje jete e tere dhe shpesh kthehet kunder meje. A jam realizuar, kam lene njerez me kompetente se une ta tregojne dhe nga shpirti i falenderoj ato 56 personalitete shqiptare dhe boterore qe kane dhene mendimet e tyre per mua. Te quhem Diva ne Shqiperi, Diva ne Ballkan dhe Diva Ballkanike ne mediume evropiane, eshte me shume se fame. Karriera per mua ka perfunduar ne Diten e Pavaresise kur cdo gje u pa dhe u degjua per mua, ne diten me te shenjte te vendit tim. Kjo qe bej tash eshte per te mos zhgenjyer ata qindra mijera fansa qe besnikerisht jane me mua ne te mire e ne te keq. Une jam njeriu me fatlum ne bote qe me dekada kam njerez qe pelqejne punen time, qe ndjehemi si familje mes vete. Por edhe pergjegjesia ime per ta me obligon te vazhdoj, derisa te me dhene leje qe te jetoj per veten. Diten qe kam krijuar vepren "Skenderbeu" , jam realizuar muzikalisht. Fakti qe ishte 6 vite e censuruar, kurse sot cilesohet si kryevepra ime, me perforcon kete bindje.

A mund te thuhet se e keni arritur lumturine, apo me mire te themi, e keni prekur kulmin e saj dhe a ekziston lumturia, sipas jush?Hazir Hasi, Drenas.
A. Ismaili: Po, me krejt shpirtin tim them qe kam kohe te gjate qe ndjehem si njeriu me i lumtur ne planet. Nuk di a eshte kulmi apo themeli, por te bie dhe zgjohem e buzeqeshur cdo dite, une e quaj lumturi. Patjeter qe ekziston lumturia, vetem duhet kerkuar atje ku shpirti e ndjen. Mund te flasim per projekte, plane, biznese, klipe, suksese, etj., por ato te gjitha vijne dhe nje dite shkojne. Suksesi i ekzistences sime eshte kjo lumturi.

Ju lumte per ate qe jeni e ndershme, e forte dhe ne momente te renda, e paperkulur. Ecni perpara, ju vleresoj shume, ju admiroj dhe perhere jeni ne mendjen dhe shpirtin tim. Te fala, fat te mire dhe shendet nga Ardita Mikullovci.
A. Ismaili: Pafundesisht falenderime e dashur Ardita. Gjithmone jam munduar te qendroj mbi situatat dhe t'i shikoj nga lart, si duken. Kjo me ka ndihmuar te kuptoj qe e keqja eshte si lotet e lavires-vjen shpejt, me zhurme e buje, por iken shpejt. Gjerat e mira shihen pak, por mbesin pergjithmone. Duhet vullnet dhe fuqi per ta fshehur butesine dhe per te nxjerre ne pah armuren e hekurt. Kam pasur dhe fat te madh qe familja ime dhe njerezit e afert, e posacerisht fansat besnike kane qene nje perkrahje e madhe dhe mirekuptojne punen time, e cila duket por nuk eshte e lehte. Njeriun gjithe jeten e vene ne pikepyetje. Nganjehere edhepse i dine pergjigjet, kete e bejne per provokim i cili ne ditet e sotme mund te sjelle shume para dhe te mira materiale. Duhet ditur kur te pergjigjesh dhe kur nuk ka nevoje. Nganjehere pergjigja yte per te deshmuar dicka, qe eshte e deshmuar shume moti, mund te lumturoje nje shpirt te felliqur. Njeriu i mencur e di qe ka njerez qe nuk meritojne as ofendimin. Mos i dhuro kohen tende dikujt qe nuk e meriton. Koha jote eshte vetem e jotja dhe gjithmone do te duhet vetem ty. Te uroj cdo te mire.

Cilat jane, sipas jush, pese librat qe duhet t'i lexoj domosdoshmerisht nje femer gjate jetes se saj? Ditvera Kajtazi.
A. Ismaili: Femer apo mashkull,une them qe askush nuk duhet te vdese pa lexuar: 1. Gjuha e Perendive nga Aristidh Kola, 2. Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve (veshtrim historik, folklorik, politik dhe gjuhesor) nga Aristidh Kola, 3. Dashuria ne koherat e koleres nga Gabriel Garcîa Màrquez, 4. Kuptimi i jetes nga Alfred Adler dhe, 5. E penguara nga Ismail Kadare.

Cilin vend te botes ende nuk e keni vizituar dhe qe ju ka mbetur peng? Ju pershendes dhe ju dua, Gazmend Heta.
A Ismaili: Ka shume vende qe nuk kam vizituar, peng me mbetet Tibeti. Do ta vizitoj patjeter, hahaha.
Falenderime te perzemerta.

Me intereson te di se cka hani me me deshire dhe cilen kuzhine e pelqeni me se shumti? Zanmira Mehmeti, Fitore Krasniqi, Blinora Gashi, Safete Muriqi.
A. Ismaili: Asnjehere ne jete nuk kam ngrene dicka me mire se steak, ne Benjamin Steak House ne New York, qe eshte prone e shqiptareve dhe mund te ndesheni me De Niron ose Naomi Campbell qe kane futur kokat ne pjate. Por me besoni, nuk do iu lene pershtypje ata me shume se ai mish i skuqur aq mjeshterisht. Kuzhina franceze nuk ka konkurrence.

Adelina, je teper e bukur. Te lutem, me tregoni, se cka porosisni kur gjendeni ne kafene? Fllad Dobra.
A. Ismaili: Falenderime te perzemerta per komplimentin. Caj ose kafe, shpesh dhe embelsira me peme.

Jeni shume trimereshe dhe silleni me nje ego te forte. A reagoni ne cast, me instinkt apo e perdorni logjiken e shendoshe? Pershendetje te perzemerta nga Gojtari, Washington.
A. Ismaili: Ju faleminderit per komplimentin. Egoja ime eshte nje sistem vetembrojtjeje qe me eshte krijuar artificialisht nga sulmet e vazhdueshme qe kam pasur gjate jetes, si pasoje e sukseseve ne pune. Nuk njoh njerez te suksesshem me ego te dobet. Por nuk jam as frikacake. Gjyshja ime malesore, vajze e Balshave te Shkodres na mesonte se "Trimi vdes nje here, frikacaku cdo dite". Ne asnje menyre nuk lejoj te udhehiqem nga instiktet, edhepse krijohet ajo pershtypje sepse reagoj shpejt dhe ne menyre sa me efikase. Nisem nga logjika "Shpejt, paster, sa me pak deme", hahaha. Bazohem ne logjiken e shendoshe gjithmone, kurre ne jeten time s`kam ndermarre asnje hap pa menduar dhe pa u konsultuar me dike qe konsideroj me te arsyeshem. Absolutisht gjithmone logjikoj se kush meriton reagim nga une, megjithate nuk shperblej cdokend me nencmim te dhuruar nga une.

Deri ne cfare mase jeni besetyte dhe si e perjetoni nese nje mace e zeze ua kapercen rrugen? Doriza Roshi, Tirane.
A. Ismaili: Nuk jam besetyte dhe nuk besoj ne ato gjera. Nje mace qe natyra i ka dhene ngjyren e zeze dhe po ecen ne punet e veta, nuk besoj qe percakton fatin tim.

Eshte fakt se shume persona kane njefare xhelozie ndaj jush. A i besoni magjise se zeze? A mbami ndonje hajmali (amulet) qe iu mbron nga te keqijat? Megzon Mehmeti, Tetove.
A. Ismaili: Nuk besoj ne magjine e zeze, edhepse shkencetarisht eshte vertetuar qe ekziston dhe mbi kete ka shume dokumentare. Ne trojet ballkanike thuhet qe eshte e perhapur shume. Por, nuk besoj dhe nuk mbaj ndonje gje te vecante. Dikur mbaja nje sy te kalter simbol i fese islame qe me kishte dhuruar nje kusherire imja ne Turqi, me shume e mbaja per respekt dhe si kujtim. Por, tash kur kete disa po e quajne "simbol i illuminatit" e kam larguar, sepse nuk po e di me cka eshte cka, hahaha. Kur kam pyetur gjyshen se si largohet magjia e zeze, me ka thene "Me nje stupc te bardhe ne kurriz te atij qe flet abrakadabra kah ti".

A besoni ne energji pozitive dhe negative? A keni perjetuar nje eksperience paranormale? A besoni ne jeten pas vdekjes? Envi Duni, Tirane.
A. Ismaili: Absolutisht besoj ne energji pozitive dhe ate negative dhe, kam fatin apo fatkeqesine ta ndjej menjehere tek njerezit. Kjo gje me ka humbur shume te mira ne profesion, por nuk mund te punoj me njerez negativ per asgje ne bote. Ndjehem ne siklet dhe nuk funksionoj normalisht. Nuk preferoj te flas publikisht a kam perjetuar apo jo eksperience paranormale. Mundohem t'i permbahem gjerave logjike, ne keto kohera alogjike dhe nga eksperiencat e atyre qe kane pasur vdekje klinike, kam degjuar qe jeta pas vdekjes ekziston. Mendoj qe ekziston.

Sa kohe i kushtoni pamjes, kujdesit per trupin tuaj? Pershendetje per kengetaren me te mire, Lyra.
A. Ismaili: Afer 10 minuta ne mengjes, diku 20 minuta dush, 5 here ne jave not, 2 here ne jave ushtrime me valltare, pastaj palester dhe kick-box, 1 here ne jave masazh, ato te zakonshmet femerore pedikure dhe manikyr here vet e here ne sallone bukurie. Pergjithesisht, per nje kengetare, shume pak, hahahahaha. Preferoj te gershetoj kenaqesine me sport.

Kur do t'ju shohim serish me gersheta dhe a planifikoni te mbani nje mega koncert ne Tirane? Nese po, kur? Gleni, Tirane.
A. Ismaili: Nuk di cfare te them per gershetat, ka nje dekade qe i kam pasur dhe nuk mendoj qe do kopjoja veten. Nuk jane te modes momentalisht dhe shkaterrojne flokun shume. Koncerti ne Tirane do te jete projekt qe do te diskutohet pas shume puneve qe kam ne shtetet evropiane pas daljes se albumit dhe me dashamiresine me te madhe, kerkoj falje qe nuk mund te jap pergjigje per date konkrete. Por, jam krenare me fansat e mi ne Shqiperi. Une saktesisht e di qe u kam hyre atyre, bazuar ne kritikat qe marr pse nuk jam me shpesh atje. Por do doja te sqaroja, qe nje genjeshter e nje kolegeje nga Shqiperia te cilen dikur e cmoja dhe e cila me tha qe ne Shqiperi me prisnin rreziqe nese do vija, me ka lene 9 vite pa ardhur dhe kam refuzuar cdo ftese qe me behej. Por, nuk kisha nga ta dija qe isha e genjyer. Tani e di qe nuk eshte e vertete dhe shpresoj ne te ardhmen e afert te jem atje. Te falenderoj Gleni dhe jam krenare qe kam fans si ty.

A shikoni filma dhe nese po, cilin film do te na e preferonit? Nijazi Shala.
A. Ismaili: Edhepse i dua filmat jashte mase, koha e limituar me ka privuar nga kjo kenaqesi. Por, cdo nate vjedh ca kohe per te shikuar se paku nje film. Preferoj "Troy" pastaj "Aleksandri i Madh", "Perplasja e Titaneve I dhe II", per nje arsye. Ne te kater keta filma, here pas here ne skenat kyce shfaqet shqiponja duke fluturuar mbi troje dhe asnje kritik filmi boteror ende nuk ka arritur te kuptoje pse eshte shqiponja ne kater filmat me te medhenj te shekullit. Patjeter dhe versionin gjerman "Scanderbeg".

A jeni ne gjendje qe te na tregoni, sa pale kepuce, sandale dhe kapele keni? Pershendetje dhe urimet me te mira, U. Tali.
A. Ismaili: Kam afer 400 pale kepuce dhe sandale edhepse nuk i kam numeruar tash e sa kohe, kryesisht jane per skene. Nuk kam shume kapele, diku 6 ose 7 qe i perdor.

Meqe jam nje adhurues i flakte i juaji, do te kisha shume deshire qe ta merrja nje CD tuaj me nenshkrim? Ate do ta ruaja me fanatizem si nje margaritar te cmueshem dhe te rralle? Ju falenderoj perzemersisht, Orges Brahimi.
A. Ismaili: Ky eshte gjesti me vogel qe do mund te beja per ju dhe pafundesisht faleminderit per respektin. Nderi eshte imi. Uroj qe Telegrafi te na mundesoje nje gje te tille.

Keni shetitur shume, a do te na veconit ndonje ndodhi, mahi nga keto udhetime? Syart Halitaj, Dyren (Gjermani).
A. Ismaili: Ka aq shume saqe veshtire te mbahen ne mend. Ok, do ta tregoj nje. Kur vizitova muzeun e Luvrit ne Paris per here te pare, ishin vetem skulpturat e Greqise Antike ato qe ishin pa veshje, lakuriq. Une e di qe Greqia Antike qe ne fakt ishin iliret, dhe jo greket e sotem qe nuk dihet as nga kane ardhur, kishte bere revolucion artistik ne ate kohe me trupin e femres dhe mashkullit lakuriq. Por, hiqesha se nuk di asgje. Atehere pashe kater meshkuj, skulptura qe quhet "Kater Albanet" dhe ishin totalisht pa veshje. Mora nje shoqe ne telefon dhe po i tregoja qe pash kater meshkuj shqiptar ne Luver, ajo me pyeti: "A te njohen?" i thash, "Jo, por ishin lakuriq dhe kishin ulur kokat poshte" Ajo: "Oh Zot, a jane normal?!" Une: "Aspak...Jane skulptura", prape ajo "Thuaju atyre budallenjve aty t'u veshin ndonje rrobe, dhe mos i trego askujt!".

A mund te na shpalosni diten tuaj, cka beni, cili eshte hobi juaj? Isuf Bajrami, Yllka Bilushi.
A. Ismaili: Zgjohem diku nga ora 10 ose 11 paradite, pi kafene dhe ha mengjes, afer 60 minuta notoj ne pishine, shkoj ne kompani ku cdo dite kemi mbledhjen e dites te caktojme punet, vazhdoj ne studio ku punoj 5-6 ore, ha dreken dhe vazhdoj prape ne kompani ku ose udhetojme diku, ose nese nuk ka udhetim rishqyrtojme cka eshte punuar gjate dites, raporti ditor me agjenten time, producentet, juristet, dizajnerin, koreografin, valltaret, agjentin medial, pastaj kontakti me zedhenesen, bashkepunetoret ne shtetet tjera, gazetaret, etj., vazhdoj ne studio apo ushtrime me valltare, pastaj darka, prape ushtrime ose studio deri nga ora 1 ose 2 e mengjesit, shikoj ndonje film, lexoj dhe gjume. Nese kthehem me heret, kinema, teater apo ndonje ekspozite e re. Hobi im, ne dite te lira qe ndodhin nje here ne dy-tre muaj, shkruaj ose pikturoj.

Telegrafi: A keni kohe te lire, per kohe te lire?
A. Ismaili: E gjej, koha eshte e imja. Kam lirine ta shpenzoj kohen e lire per punen qe dashuroj.

Telegrafi: Si duket, koha nuk ka kohe, per te na degjuar...
A. Ismaili: Koha ka shpenzuar veten duke na mbrojtur nga vetja...

A ndjeni njefare barre qe ende nuk keni nje diplome te shkollimit te larte? A mendoni ne kete drejtim? Donjeta Balija.
A. Ismaili: Kam shkollim te larte. Kam te mbaruar Akademine e Arteve te Bukura-drejtimi Pedagogjik, seksioni piano. Jam duke mbaruar dhe vitin e dyte ne Fakultetin Juridik. Ndjej nje barre dhe shpesh mendoj pse nuk kemi me shume njerez, posacerisht femra te shkolluara qe do na benin krenar me veten para botes dhe do mesonin ne shkolle qe "xhelozia eshte e vetmja barre qe e mbajme pa asnje arsye" thene e shkruar nga Nietzche.

Cila kenge ju rremben, cilen e degjoni me me afsh dhe a ka ndonje kenge qe ua nxjerr lotet? Idila, Podgorice.
A. Ismaili: Me rremben dhe e degjoj me afsh "Nothing Else Matters" nga Metallica. Hmm, nuk mbaj ne mend kur me ka nxjerre lotet nje kenge.

E dashura Adeline, kend do te deshiroje ta njihje dhe te cilin ende nuk keni patur rastin ta takoni. Pershendetje, Alushi.
A. Ismaili: Pershendetje i nderuar. Eshte Hans Zimmer, kompozitor i muzikes klasike, nje nder me te shquarit te shekullit tone.

Cila eshte thenia me e bukur qe e keni degjuar? Shefqet Murtezi, Rudin Domi.
A. Ismaili: "Jeta eshte komedi ne syte e Perendive, qesh dhe kenaqu si Perendi".

Keni afinitet per ndonje sport dhe cilin sport e pelqeni? Endrit Selimi, Hajrush Krasniqi, Kron Bajraliu, Besa Lymezi, Gzim Maloku.
A. Ismaili: Me pelqen dhe e luaj jo keq basketbollin, me pelqen dhe futbolli shume, por nuk e luaj. Ec e kendo me kembe te nxira pastaj, hahahaha.

Me intereson se, a e keni pyetur ndonjehere veten, se "cka do te beja po te mos isha kengetare (dmth kjo qe jam)"? Hektor Sula, Peshkopi.
A. Ismaili: S`kam pyetur sepse e di, hahahaha. Zoti me ka dhuruar nje dhunti per muziken dhe nuk besoj qe fati im do ishte shume me ndryshe. Patjeter qe do isha dicka ne lemin e muzikes. Nese do pergjigje me te thjeshte, qe shuan kuriozitetin e thjeshte, atehere sigurisht aktore. Nese jo aktore, atehere juriste.

Sikur te kishit mundesi, cka do korrigjonit nga jeta dhe cka do ta fshinit, teresisht? Sokol Imeraj, Olm (Luksemburg)
A. Ismaili: Asgje. Jeta ime eshte nje eksperience e cila me ka dhene cdo te mire qe e gezoj sot. Ndoshta, po te kisha patur mundesine, do ktheja kohen dhe do vija gjate luftes se Kosoves ne ndonje shtet perendimor, per nje jete me te mire sic kane bere shume. Por, dashuria ime dhe e familjes per Kosoven ishte mbi normale dhe nuk e benim dot. Ndoshta prape nuk do ta beja, hahaha. Me pelqen jeta keshtu sic e kam, sepse keshtu ia di vleren cdo sekonde time.

A mendoni per fundin e karrieres dhe cka do te benit pas saj? Besir Memedi (Gostivar)
A. Ismaili: Karriera per mua ka perfunduar me14 shkurt 2007, kur pas 22 viteve te gjata populli me dha noten e vet ate nate te shenjte per Kosoven. Qe nga ajo dite, e bej per fansa te cilet edhe ne shtepi me vinin me lule, dhurata, lot ne sy qe te mos ndaloja kendimin. Ata jane rritur me mua, e une me ta. Cdo gje qe bej, e bej qe ata te ndjehen krenar dhe te lumtur. Nuk eshte lehte te bartesh pergjegjesi per kenaqesine e 242 mije shpirtrave vetem ne nje rrjet social qe i kam. Perndryshe, nuk besoj ne fund, ekzistojne vetem fillimet. Edhe nese nuk eshte zeri im, kengen time gjithmone do ta kendoje dikush. Dhe une do te jem aty qe t'i gezohem. Pas shume kohesh kam kuptuar qe nuk mund ta braktis muziken, edhe nese e ndryshoj nga kendimi ne komponim apo forme tjeter muzikore. Mezi pres te filloj me dicka te re, qofte komponim ose pune me talent te rinj, qofte forme tjeter muzikore. Kendimin s`do ta ndal kurre. Tina Turner eshte 74 vjecare dhe kendon se paku njehere ne vit. Nuk njoh jete pa kenge. Do e bej rralle, por per qejf. Une kurre nuk e kam pare veten si nje nene qe kendon intensivisht. Per mua nuk ka asgje me hyjnore sesa te jem nje nene, me nje familje te shendoshe dhe nje profesion larg titujve te gazetave ose televizioneve, qe me kenaq shpirtin.

Telegrafi: Nese do ta pyeste Adelina, Adelinen, cila do te ishte autopyetja?
A. Ismaili: Qenka e veshtire t'i besh pyetje vetes hahaha. Po mendohesha gjate dhe do bej pyetjen qe me beri nje gazetare per nje medium gjerman.

Shkojme: Pyetja:"Si eshte te vish pas shume viteve ne Kosove,dhe te jesh krah yjeve te shquar boteror?"
Pergjigja ime:"Jam rritur ne kohe ku drite me benin granatat qe te shkruaja tekste, perderisa mbaja doren e djathte me te majten, qe te mos dridhej. Me shume kam degjuar ulerimat e profesoreve te rrahur nga milicia serbe, sesa muzike ne shkollen time bodrum shtepie ne Prishtine. Prinderit nuk me kane mesuar cilit pasanik t'i futem ne shtrat per nje fustan, ose cilit producent per nje emision, por nga cila dalje te ik kur futet ushtria serbe ne koncert. Kur komponoja, kufjen e mbaja vetem ne njerin vesh, me tjetrin degjoja nga cila ane po vijne tanket e ushtrise. Femrat me te bukura ne bote, per mua jane ato qe nuk vrane veten dhe femijet e tyre kur i perzune nga shoqeria kosovare, sepse paten fatkeqesine te jene te dhunuara nga egersirat qe na vrane rinine. Jam zhvilluar ne nje vend e nje kohe ku tmerrit i thone "Zoteri", e zoterise te vertete i thone "Burre i lige".

Prandaj mos me ngaterroni me asnje yll boteror te cilave u ben drite i tere Los Angelesi qe te shkruajne nje rresht. U kendon i tere Harvardi qe te nxjerrin nje tingull nga goja. Une kam shume me shume sesa ato, kam nje jete dhembje qe e ktheva ne sukses e lumturi. Kam dhene me shume se te gjitha ato bashke, kam dhene jeten qe banonte ngjitur me vdekjen brenda nje melodie te vajzes Adeline e cila gjithmone mundohet te buzeqesh per ju"

Telegrafi: Cka jeni duke lexuar, aktualisht?
A. Ismaili: "Kohe e pamjaftueshme" nga Helena Kadare.

Telegrafi: Ju keni nje diapazon te gjere te dijes, madje nga te gjitha fushat. A mendoni se kengetarja duhet te kete edhe nje bagazh intelektual, nese deshiron te jete e pranuar ne qarqet intelektuale?
A. Ismaili: Patjeter! Absolutisht, po. Kengetari, artisti, eshte ambasador i kultures se popullit te vet dhe ne momentin qe i hyn kesaj rruge te madhe, por shume te ndjeshme te artit, nuk perfaqeson vetem vetveten. Ka dallim atraksioni dhe artisti. Edhe cirku eshte atraksion, por zgjat shkurt. Po te ishte e kunderta, skenat boterore do ishin te mbushura me injorante qe dine te kendojne. Ne lagjen time kane qene se paku 4 jevgj qe fshinin kepucet ne rruge dhe kendonin me bukur se gjysma e estrades ballkanike. Kjo nuk i bente kengetare. Eshte obligim i artistit te reflektoje mencuri, ata qe admirojne duhet te mesojne nga ai artist. Nje veper qofte kenge apo videoklip, mund te kete gjera qe nuk kuptohen me te paren, por eshte obligim i artistit te shpjegoje cfare mesazhi bart. Dhe obligim i mediumit te mos deformoje shpjegimin e artistit. Nuk guxon te quhet artist dikush qe nuk ka njohuri te pergjithshme. Perndryshe s`do ekzistonin shkollat. Krahasoni gjeneratat tona me gjeneratat e viteve 70, ose 60. Eshte per t'u qare, ata kengetare kur flisnin cdo fjali ishte nje mesim. Nuk eshte artist dikush qe nuk pranohet dhe mirekuptohet nga njerez me intelekt. Qarqet intelektuale tek ne, ne shume raste vetem quhen ashtu. Ose kemi injorante qe kane blere diploma dhe quajne veten intelektual kurse ne i genjejme qe jane vertet intelektual, sepse mund te na kryejne ndonje pune diku, ose kemi intelektual te njemendte qe mendjemadhesia dhe shpirtngushtesia e tyre i ben qe te deshirosh te qendrosh me kilometra larg tyre. Natyrisht qe kemi intelektual te vertete dhe, te tille i ben elokuenca e tyre dhe deshira qe dijenine ta ndajne me tjeret, pa ndjere xhelozi. Por, jane te pakte, jane specie ne zhdukje, jane diamantet e fundit qe po shkelqejne ne terrin e madh te intelektualizmit kosovar. Po i zhdukim ne, kemi nje prirje t'i ngrisim budallenjte. Sepse me budallain e ngritur manipulojme si duam vet. E njejta vlen ne skenen e kenges.

Telegrafi: Dija eshte fuqi, eshte force, eshte bukuri. Pajtoheni me kete vleresim? A iu ka ndodhur qe vlera t'iu behet pengese?
A. Ismaili: Dija eshte gjithcka. Nganjehere,ne vend e kohe te papershtatshme, eshte edhe armiku me i madh. Eshte fuqi e cila te jep force te arrish synimet tua. Nje mashkull apo femer e ditur kurre nuk mund te na duket e shemtuar. Vlera mund te jete pengese e madhe kur tjeret nuk e dine cfare eshte. Me shekuj te tere, Aishja, gruaja e Pejgamberit Muhamed u cilesua 'kurve', sepse doli nga shtepia dhe shkoi ne fushebeteje mes meshkujve te t'i ndihmonte burrit te saj. Askush nuk shkroi per ndihmen e saj qe i kishte shpetuar jeten Muhamedit, por per daljen e saj mes meshkujve. Maria Magdalena, nje nder njerezit me te besueshem te Krishtit, ishte sinonim prostitute edhe ne Bibel, sepse kishte 'faj' qe ai i besonte asaj me shume se gjithe apostujve, sepse njihte mencurine e saj. E pa fund shembuj ne historine e njerezimit qe nje dite i quajne lavire, pastaj i shpallin te shenjta. Hyra ne temen e religjionit, qe eshte me e ndjeshmja momentalisht, me pike te qellimit. Qe te kthjellemi dhe te mos lejojme t'i shpallim idiotet si hyjni, e te na vdesin njerezit me vlera pa i degjuar askush. Mos i degjoni per ta, degjoni per veten tuaj, ndoshta dhe mesojme dicka. Dhe mos harxhoni energji duke share, kritikuar e mallkuar. Punoni. Daja im me mesonte: "Me mire puno pa para, sesa te rrish, sepse mbushesh negativitet". Kam provuar dhe kam punuar pa asnje pagese vite te tera. Nuk me ka dale keq. Puna ime u pa, u degjua, u vleresua dhe marr rroge deri ne fund te jetes si artiste evropiane.

Telegrafi: Deri kur budallenjte do ta 'luftojne' mencurine?
A. Ismaili: Deri sa te lejojme ne. Ne fakt, derisa te vendosim te jemi trima. Mencuria kerkon mbrojtje. Te mos frikohemi me dhe t'i njohim te drejtat tona, qe na ka dhene Zoti, natyra, por edhe ligji. Sepse mllefi qe grumbullohet tek frikacaku, gjithmone eksplodon diku tjeter. Shikoni sa shume njerez, mediume, shajne e mallkojne artistet, shkrimtaret, intelektualet, thurin e imagjinojne situata morbide per ta. Vetem per nje gje: Artistin nuk e keni votuar, nuk i paguani taksa, nuk ju le pa rryme e buke e uje, nuk ju le pa toka e shtepia dhe nuk ju fut ne burg. Por as nuk ju ka borxh asgje, ju ka dhene talentin e vet dhe ju e shfrytezoni me pak para per kenaqesine e juaj. Kjo kenaqesi nganjehere jane dhe shfryerjet e psikozave individuale ose kolektive. Por, saktesisht pse ka marrur shume pak, artisti kosovar nuk can koken per fjale dhe sulme. Por, shikoni sa pak guxojme t'i ngacmojme ata qe u kemi dhene voten, shpresen, rrymen, ujin, tokat, gjakun tone. Ata na mbyllin gojen perjete nese u kerkojme ate qe na takon nga Zoti e njeriu, sepse kane fuqine. Por, s`di pse po harrojme qe ajo fuqi nuk eshte e tyre, por e jona. Nuk po bej thirrje per revolucion, sepse si Adeline vertet i kam te gjitha ne jete, me shume se qe kam enderruar si nje vajze qe eshte rritur ne nje lagje te vockel te Prishtines. Por, po bej thirrje si nje njeri qe kam pare me syte e mi kah i vrasim moralisht, psikikisht, shpirterisht Koloset e vendit tone dhe i kemi qare 2 dite e kemi plackitur ca para te mallkuara me dekada nga madheshtia e tyre. Te mendojme qe nje dite mund te jete femija yne njeri nga ata Kolose. Te bejme per tjetrin ate qe deshirojme tjetri te bej per neve.

E juaja Adeline.I.
Adelina Ismaili
Team Work
(telegrafi)

Adelina Ismaili, Pyetje Nga Fansat