>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili: Kam Qene E Kercenuar

23-04-2012
Nuk na u desh te mendoheshim shume per te vendosur se cili do te ishte personazhi i kopertines ne kete numer jubile te "Bluetooth". Natyrisht qe ne tavoline u hodhen disa emra, ama ne fund te gjithe arritem ne perfundimin se Adelina Ismaili ishte personazhi i duhur per kete kopertine te 300-te. Ne fakt, duhet thene qe kete here kemi qene edhe te perkedhelurit e fatit. Fundjava e shkuar e gjeti ne Tirane, si pasoje e pjesemarrjes ne puntaten e fundit te "Apartamentit 2XL" per kete sezon. E gjate atij 48-oreshi te ngjeshur me takime, Adelina gjeti kohe edhe per ne. Eshte e cliret dhe te krijon konfidence, pavaresisht faktit se kjo ishte hera e dyte qe takoheshim, (te paren ajo s'e mbante mend)...Zbriti me vonese nga dhoma e hotelit, ama nuk me la te prisja i vetem.

Per hir te se vertetes, kurioziteti im i madh kete here, nuk ishte per te takuar Adelinen, aq sa per te njohur Valin, menaxherin dhe mashkullin, te cilit ajo i ka dhuruar zemren. "Adelina zbret per pak minuta",- me thote ai, ndersa nis te me tregoje per axhenden e ngjeshur te takimeve, si u be qe erdhen, e te tjera detaje nga puna me Adelinen (per jeten private s'guxova ta pyes). E ne keto ujera, kur kishin kaluar thuajse 20 minuta nga ora qe kishim lene, Adelina shfaqet ne kafeterine e hotelit. Elegante, e veshur plot ngjyra, me floket e mbledhur siper, ajo qe shumekush e cileson si Diven e Ballkanit, afrohet dhe me takon, me perqafon dhe me le te kuptoje se Diva per te cilen ne shkruajme, eshte shume larg Adelines se vertete... Pavaresisht gjithckaje ka arritur ne jete, kortezia dhe jeta mondane s'bejne per te, eshte shume e thjeshte, e dashur, ndonjehere madje edhe me shume se sa ne...Po per te mesuar me shume rreth jetes dhe planeve te saj, ju ftojme te lexoni kete interviste te sinqerte.

Si ju mbush mendja te vinit ne Shqiperi?
Nuk eshte e veshtire te me mbushesh mendjen te vij ne Shqiperi. E kam nje handikap qe po e permend tash e shume kohe, kam shume pak kohe. Jam me punet atje, ne ate pjesen tjeter te karrieres sime qe kam filluar ne Europe, dhe vertet kisha shume kritika edhe nga fansat e Shqiperise qe po mungoja ketej, qe nuk isha e pranishme. Deshi Zoti qe kete fundjave e kishim pushim, nuk kishte asnje angazhim. Ne fakt kishte disa, por i devijuam dhe ftesa erdhi ne momentin e duhur. Per me teper qe eshte nje format te cilin e pelqej shume.

Si e gjetet Shqiperine?
Me te bukur sesa e kam lene. Ndoshta jane miqte ata qe e bejne te bukur, mendoj qe keshtu eshte cdokund. Gjithmone e them, toka eshte bukur gjithandej, qofte Kosove, qofte Shqiperi. Jane njerezit ata qe e bejne te shemtuar ose me te bukur. Une kam miqte me te mire ne bote, posacerisht ne Tirane.

Ju ne Shqiperi keni shenuar jo pak suksese. Mund te themi qe katapultimi i karrieres suaj ka qene pikerisht ketu. Si ndiheni kur kaloni prane Pallatit te Kongreseve, prane skenes qe ju dha suksesin, duke qene se dhe hotelin e ke shume afer tij...
(Qesh) Ndjehem e realizuar, sepse ne ate moshe ta arrish ate sukses ne Pallat te Kongreseve, them 'wow ky eshte ai vendi ku une u katapultova, arrita kulmin'. Dhe e perserita ne 2009-en, thjesht t`ia shuaja kureshtjen vetes. Cfare mund te deshiroj me shume! Mund te them se eshte nje vend qe me kujton gjerat me te shenjta te profesionit tim, ato qe me kane realizuar si Adeline, Kosove dhe Shqiperi, e perbashket dhe se fundmi si Adeline e rritur edhe neper Ballkan me gjithe fillimet e mbara ne Europe. E shoh si nje godine qe me kujton nje realitet, e cila simbolizon nje realizim timin ne ate moshe.

Pastaj mbeta 9 vjet pa ardhur. Ishte nje sabotazh i vogel i nje kolegeje. Kete nuk e kam thene kurre, tani marr guximin ta them. Ne fakt nuk eshte pune guximi, ishte frike se do te keqkuptohesha. Ishin tema te ndjeshme ne ate kohe, qe fliteshin dhe identifikoheshe si xheloze. Mund te ishte edhe koleg, mashkull, por jo, ishte kolege, e cila me fliste ca histori, gjasme mua me prisnin ketu rreziqe nga dikush. E besova, dhe nuk guxoja te vija. Mos e kuptoni kete si atak mbi dike, eshte thjesht shpjegim te cilin e kam me borxh.

Flisni sot me kete kolege?
Jo, sepse nga frika une kam refuzuar cdo ftese qe me eshte bere per 9 vite te tera nga Shqiperia. Kam humbur shume, por ja! U deshmua se asnjehere nuk eshte vone.

Kolegia eshte shqiptare?
Fatkeqesisht po.

Nuk po e kerkoj emrin...
Nuk e jap emrin, se do te cilesohej ndryshe kedo qe te permendja. Ndoshta nuk e meriton t'ia permend une emrin. Megjithate, kujdesem se ke ta nderoj me percmimin tim.

Ky rikthim ju solli nen petkat e aktores. Kur do te na vini si kengetare?
Ne fakt u be me bukur nga c'e kam menduar ndonjehere, nese mund ta quajme rikthim, sepse ka qene vetem dicka e vogel qe do te kisha vertet deshire te zgjaste pafundesisht. Guxoj te them se kam nje eksperience si aktore, kam aktruar ne Kosove, ne ato mundesite qe kishim neve, me emra shume te medhenj. Madje-madje kam pasur nga i ndjeri dhe i madhi Faruk Begolli edhe nje kercenim ne thonjeza. Me pat dhene ultimatum, ishte muaji maj kur u takuam, dhe me tha: "Po s'me erdhe ne shtator ne provim pranues per aktore, nuk do te te flas me asnjehere. "Po gjithmone e kam thene, e kam nje handikap ne nje lidhje me aktrimin, nuk mund te puth nje njeri qe s'e dua (qesh). Me te vertete, e kam shume seriozisht edhe pse po qesh, e kam shume seriozisht. Po duke iu rikthyer aktrimit, eshte dicka e bukur qe me pelqen vertet shume. Ketu pata pune me profesioniste te vertete, me njerez qe ia dine kesaj pune. Aq me teper qe ishte improvizim e tera, duke iu pershtatur mentalitetit dhe posacerisht dialektit. Pastaj une kam kohe te gjate, kam mbi gjashte vite qe nuk kam aktruar, se paku jo profesionalisht, dhe pata pune me njerez qe aq shume rrezatonin pozitivitet dhe lirshmeri, saqe per pak minuta u ndjeva pjese e tyre. Ishte merita e tyre qe ne asnje cast nuk e ndjeja veten te huaj. Kisha nje suport moral gjate gjithe kohes, dhe kjo reflektoi. Me impenjuan gocat, ishin yll, dhe brenda pak minutash u ndjeme sikur njiheshim me vite, posacerisht Lisa. Kjo ishte e bukura e gjithe kesaj eksperience dhe uroj te ngelet si nje kujtim i bukur per te gjithe.

Gjate performances ne "2XL" ju permendet disa shifra. Cila eshte e verteta e ketyre shifrave?
(qesh) Asnjera, pervec asaj te rrahjes publike, e shkaterrimit te manikyrit dhe pedikyrit. Vertet nuk e keni menduar asnjehere qe une marr para te rrah dike per t'i siguruar 10 deri 12 vite pushtet, ne cilendo leme? (qesh shume). Po bej shaka, asnjera nuk ishte e vertete, natyrisht ishte improvizim, ishte nje skec, shfaqje humoristike ku fryhen gjerat, hiperbolizohen, minimizohen, etj.

Ju perfliteni si kengetarja me e paguar.
Le te perflitem.

Ju e njihni tregun, sepse jeni pjese e tij. A jane te verteta shifrat hipotetike qe deklarojne koleget tuaja?
Edhe pse nuk me takon te flas absolutisht, sepse nuk me perket pasi kohet e fundit e njoh shume pak, te jem e sinqerte jam shume e fokusuar ne pjesen tjeter, sic e quaj une. Puna ne albumin internacional me merr 12-13 ore ne dite. Nganjehere kur me rastis te lexoj shtypin roze, une vdes se qeshuri. Kur iu bie ne qafe administrata tatimore, situatat behen qesharake, kur duhet te flasin per ato kepucet imagjinare Louboutin, etj., etj., atehere jane te sterfryra. Njerezit i dine te gjitha, iku koha e fshehtesive. Nuk kemi nevoje te genjejme, skena pranon dhe sinqeritet (qesh)

Na tregoni pak per projektet, te cilave po i perkushtoheni tani.
Uhh, uhhh, do te humbasim nje vit tani (qesh). Menjehere pas kesaj, pas kesaj ardhjeje ketu qe ishte nje wikend shume i bukur ne cdo aspekt duke e shfrytezuar edhe ne aspektin profesional, hidhem ne punen aspak te lehte si anetare jurie ne "Miss dhe Mister Zvicra 2012" frankofone, pastaj dhe qe jam e vetmja qe do kendoj ne kete eveniment jo te vogel. Jane dy pergjegjesi te medha, megjithate njerez nga gjithe Show Biznesi europian do te jene aty. Kjo me jep mornicat, posacerisht qe kane mbetur vetem dy jave.

Kur do te vini prape?
Fatkeqesisht, nuk varet vetem nga une. Ne momentin qe vjen ndonje ftese, apo ndonje propozim, ajo duhet automatikisht te shqyrtohet nga produksioni me te cilin punojme, te cilit i obligohem momentalisht, edhe ata shqyrtojne pastaj, japin gjithe mendimet, propozimet e veta, avantazhet, disavantazhet. Nuk them se jam rob i tyre dhe s'do te jem ndonjehere, se jam Adelina, jam koke shqiptari, por edhe une te respektoj patjeter kontraten dhe mendimin e te tjereve, qe ndoshta jane me te mencur se une ne kete boten e re. Uroj qe sa me shpejt...

I rikthehemi projekteve...
Sa i takon projekteve, tani jam ne juri te "Miss & Mister Zvicra 2012" sic tregova, edhe do perforcoj dy kenge, ok, ajo eshte ne permasa internacionale eshte dicka e bukur, mirepo kerkon shume perkushtim. Pastaj jam duke punuar per albumin e ri, i cili do t'i dedikohet tregut internacional, por dhe tregut mbareshqiptar.

Do te kete kenge shqiptare?
Patjeter, edhe autore … wow! Tani sapo kam marre nje perle, nje kenge ne Shqiperi. Nuk do te zbuloj me shume. Ne koken time ajo nuk eshte hit, ajo eshte nje megahit dhe mezi pres ta realizoj. Pastaj ka shume pune, pasi albumi i dedikohet edhe tregut internacional. Po mundohem te bej nje nderthurje te muzikes shqiptare, mos ta quaj ballkanike, por shqiptare, qofte melos kosovar, qofte te Shqiperise, qofte i shqiptareve te Ilirides, sic i themi ne Maqedonise, me nje gershetim me muziken qe tani jane trende 2012 deri 2015, saktesisht dihet cfare do jete. Keto jane ceshtje qe diskutohen me shume kur kemi ato mbledhjet e produksionit, edhe do te jete per nje treg te gjere internacional, por edhe shqiptar. Kjo nostalgjia ime per tregun mbareshqiptar, me shtyn me shume te flas per te. Pastaj fillojne xhirimet e klipeve, promovimet me pas, etj., etj., derisa nje dite thjesht ta mbyll kontraten dhe te behem nje njeri normal, sepse 25 vite. here me pak e here me shume, te jem qendra e vemendjes me duket se eshte bere teper (qesh). Une kam 22 vite karriere shqiptare dhe pastaj pa asnje plan ndodhi kjo europiane tash e 3 vite. Thash me vete "Pse jo?" Po ecen mbare tani per tani, megjithate per nje vajze qe jam rritur ne lagje te vockel te Prishtines me tyta automatikesh mbi koke, eshte nje enderr qe nuk e kam enderruar kurre. Nje mbyllje kulminante e karrieres sime, ne Europen qe aq shume e enderronim dikur.

Jeni lodhur?
Nuk them se jam lodhur, thjesht si shigjetar qe jam kerkoj dicka te re ne jete. Jam nga ata njerezit qe kur nuk kane gjerat normale i kerkojne ato, kur nuk kane anormale po ashtu. E di, e kam problem, sepse rrallekush i kupton keto. Le te me kuptojne vetem ata qe kane arritur me shume se une. Eshte momenti qe te filloj te mendoj me shume per vete. Nuk them se do te behem nje amvise, e cila do te gatuaje cdo dite pite ose fli, por te shohim. Asgje nuk eshte absolute. Kam zhvilluar nje karriere nga festivalet ballkanike per femije, qe eshte rritur ne vendet mbareshqiptare dhe po finalizohet me projekte jo te vogla internacionale. Nuk eshte pak,besoj. Por dua sfida te tjera. Te kaloj ne forma te tjera, qofte komponim apo pune me talente te rinj. Produksioni yne ka arritur per vetem dy vite te zgjerohet ne permasa internacionale, dhe do ta shfrytezoj kete. Me nje familje dhente Zoti te shendoshe, jete te lumtur dhe profesion larg titujve dhe kamerave, por me muziken. Kam lindur me nje dhunti, jam shkolluar muzikalisht dhe kam 26 vite qe jetoj me muziken. Nuk njoh dhe nuk dua dicka tjeter.

Mbetemi tek pjesa e amvises. Di Adelina te gatuaje, te kujdeset per punet e shtepise?
E beson, pavaresisht titujve qe kam marre, festivaleve, etj, etj, megjithate une jam rritur nga nje gjyshe malesore qe e potencoj shume here, te shqiptareve te Malit te Zi, e cila ishte edhe vajze e nje malesorit te Shkodres nga familja Balsha dhe nje nene pejane. Kush njeh pejanet, e di cfare po flas (qesh). Gjashte vajza sa ishim ne bashke me ato te dajes, te gjitha kemi nje edukate qe nga gatimi, pastrimi. Te gjitha qe duhet t'i dije nje femer, ne dime t'i bejme dhe i bejme. Nuk i bejme sa per te impresionuar nje apo dy dite, por i bejme vertet, e konsiderojme kulture. Nuk eshte absolutisht e turpshme, qofte ne Angli, qofte ne France, eshte nje gje normale ne jeten e secilit njeri. Nuk e shoh te arsyeshme, qe edhe pse kam arritur te jem kjo qe jam sot, te sillem sikur nje Dive prepotente sic bejne zakonisht personalitete te Europes Lindore, sepse ne nje menyre eshte edhe nje percmim ndaj vetvetes. Kujdesi ndaj vetes dhe njerezve qe i do, besoj se reflekton shume edhe ne profesion, por edhe ne jete. Po, di te gatuaj, te bej pune shtepie. Me beso, eshte shume me e lehte sesa te jesh ne Show Biznes duke mbajtur dy karriera, ate shqiptare dhe duke nisur nje nderkombetare (qesh).

Dueti me Zanfinen, kur do te vije?
Dueti eshte shtyre, sepse Zanfina ka ndryshime ne planet e saj, qe kane reflektuar rrjedhimisht edhe ndryshime ne planet e mia, keshtu qe nje here per nje here mbetet jo ne planet prioritare. Embelsira per ne fund (qesh).

Sa e ndiqni jeten politike?
Mundohem te jem ne rrjedha, megjithate jam kosovare dhe 28 vite kam jetuar ne nje realitet ku politika absolutisht dikton cdo segment jetesor. Gjithcka eshte e varur nga politika, sado qe ne mundohemi te themi qe nuk eshte ashtu, posacerisht reflekton shume ne jeten muzikore dhe artistike. Sa me shume informohem, aq me shume zhgenjehem, deshperohem dhe thyhem. Po flas per Kosoven, per Shqiperine nuk guxoj te flas, nuk e njoh jeten politike te Shqiperise, shume pak, ngaterroj madje edhe emrat dhe mbiemrat. Politika eshte nje e keqe e domosdoshme, qe me ka mbetur ves nga jeta ne Kosove qe me detyron ta percjell ndonjehere, por sa me shume e shoh aq me shume merzitem. Por, do ta heq dhe kete ves (qesh).

Martesen, e mendoni si dicka te afert?
Jemi dy, keshtu qe per martesen, nuk jam vetem une ajo qe duhet te flas. Une kam folur me shume sec duhet per lidhjen time, dhe e kam bere publike vetem per nje arsye. Do te ishte totalisht e pandershme, qe te merrej vesh fshehurazi kjo lidhje. Nuk jemi aq primitive qe te mbajme lidhje te fshehura. Ne momentin qe te dy jemi rrekur kesaj pune dhe jemi ne nje menyre persona publike, atehere fansat e mi meritojne te dine per nje lidhje timen dhe kaq, ketu mbyllet cdo gje. Pjesa tjeter mbetet jete private e imja. Aq sa respektoj une jeten e tjetrit, aq kerkoj te respektohet edhe e imja. A do kete martesa e fejesa, le te mbetet mes nesh dhe familjeve tona.

Sa femije deshironi te keni?
Gjate bisedave me Valin nuk mendojme sa, nuk mendojme gjinine. Prioritet nuk eshte numri, le te jene shendoshe dhe te kene nje jete te bukur, nje jete te mire.

Cfare do te beni pas kesaj interviste?
Do ta mbaroj kete cajin dhe do te nisem urgjent ne te tjera takime, sepse koha e kufizuar qe kam per te ndenjur ma shton intensitetin e takimeve gjate dites.
(eraldo rexho / bluetooth)

Adelina Ismaili: Kam Qene E Kercenuar