>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili Godet Me Klip Te Ri

08-07-2012
Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli, ka lansuar projektin e saj më të fundit, që pa kurrfarë dyshimi do të jetë një prej hiteve më të mëdha të kësaj vere.
Me një stil unik në një klip fantastik, Adelina Ismajli madje kalon edhe nivelet e yjeve botërore, me një këngë që vërtet premton shumë.

Është shkëputur përkohësisht nga angazhimet që ka në Zvicër dhe Francë, për të realizuar një projekt për fansat e saj shqiptarë.

"Në Vlorë u xhirua një videoklip veror. Nuk them që është videoklipi më i mirë i verës, por është një gjë e bukur e interesante dhe ndoshta vlen të shikohet. Ka shumë situata komike brenda dhe estetikë të tepruar për shkaqe skenari, por s'dua ta zbuloj të tërin".

"Është një situatë komike që ndodh mes dy personazheve dhe ka dy kuptime, jo përqeshje, por kemi ngacmuar pak klipet ballkanike ku ka hiperbolizime të të gjitha lllojeve, që tek zgjatimet e flokëve, gjestet e tepruara, ngjyrat etj, " ka treguar Adelina për mediat shqiptare.

Adelina ka rrëfyer se ajo që ndodhi në Vlorë ishte pak komike, sepse videoklipi solli shumë tërheqje vëmendje dhe për pak kohë u bllokua plazhi.

Për më shumë shikojeni klipin e jashtëzakonshëm të xhiruar në Vlorë, por një gjë është e sigurtë – kjo është goditja më e madhe e Adelina Ismajlit, që prej rikthimit të saj sensacional në skenë kohë më parë.
(Telegrafi)

Adelina Ismaili Godet Me Klip Te Ri