>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili: Të Zbardhen Të Gjitha Vrasjet Politike

10-10-2012
Të gjitha vrasjet politike në Kosovë duhet të zbardhen, ka deklaruar këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismajli, në akademinë përkujtimore kushtuar Kolonel Ahmet Krasniqit të mbajtur në Ahen të Gjermanisë, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës atje.

Ylli i muzikës shqiptare, Adelina Ismajli, nuk është deklaruar kështu para se të këndonte, por ajo ka mbajtur një fjalim politik.

Gjatë fjalimit të saj mbajtur në akademinë përkujtimore kushtuar ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit, tha se, është e lumtur që merr pjesë në këtë akademi, ndërsa kolonelin e ka vlerësuar si një njeri të madh, raporton 'bota sot.info'.
(Express )

Adelina Ismaili: Të Zbardhen Të Gjitha Vrasjet Politike